×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kur do të dalin pagat nga Pakoja Emergjente? Flet numri dy i Ministrisë

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Agim Krasnqi, ka thënë se pagesat e mos realizuara nga pakoja emergjente për shumë qytetarë, pritet të përfundojnë në momentin që përfundon edhe procesi i rishikimit të buxhetit.

    Krasniqi për GazetaBlic, ka thënë se në momentin që përfundon procesi i rishikimit të buxhetit, paratë e destinuara për qyetetarët dhe bizneset nga pakoja emergjente, do të dalin edhe për muajt e tjerë të cilat nuk janë ekzekutuar.

    “Pjesa e tjetër për shkak që ka qenë e mundshme me u bë transferi ka ndodhë më herët dhe një pjesë e vogël ka pasë mbet, në momentin që kalon procesi i rishikimit të buxhetit komplet masa do të ekzekutohen edhe për mujin e parë që na ka mbet edhe për dy muajt tjerë”, tha Krasniqi për GazetaBlic.

    Pakoja emergjente fiskale në vlerë prej rreth 170 milionë euro e cila kishte për qëllim të zbus problemet ekonomike dhe sociale ende nuk ka arritur të shpërndahet te bizneset dhe punëtorët.

    Kjo pako ishte miratuar në muajin mars nga Qeveria Kurti për nevoja emergjente të qytetarëve dhe bizneseve.

    Ekzekutimi i parave për muajt tjerë pritet të bëhet shumë shpejt, pasi të ketë rishikim të buxhetit në Kuvendin e Kosovës.

    Një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë kësaj të enjte, ku do të kërkohet nga ana e deputetëve që të votojnë pro rishikimit të buxhetit, në mënyrë që të mund të ekzekutohen paratë.

    Se menjëherë pas rishikimit të buxhetit do të ekzekutohen paratë e pakos emergjente, e kanë thënë edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

    Nga Rubrika
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Vip03 Mars 2026
    Scream 7 shënoi debutimin më të suksesshëm në historinë e serisë, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën gjatë fundjavës së...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.