
Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka me anë të një njoftimi në Facebook ka deklaruar se pas heqjes së Prizrenit nga Karantina mund të shtohen rastet e reja me Covid 19.
Ai ka thënë se pas shfuqizimit të vendimit për karantinim të qytetit të Prizrenit, MSH do të marrë masa të reja.
Prandaj qëndroni në shtëpi, mbroni veten dhe familjen tuaj, shkruan ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Sapo u njoftova nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka shfuqizuar vendimin për karantinim të qytetit të Prizrenit.
Në bisedë telefonike me ministrin Vitia, gjithashtu u njoftova se në Prizren janë duke u bërë një numër i madh i testeve, kryesisht të kontakteve të stafit mjekësor të Spitalit Regjional dhe të pacientëve e familjerëve të tyre.
Kjo do të thotë se numri i rasteve në ditët në vijim mund të rritet akoma më shumë, prandaj për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë do të ndërmerr masa të tjera me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë virusit COVID-19.
Qëndroni në shtëpi. Mbroni veten dhe familjen tuaj!
Mytaher Haskuka
Komuna e Prizrenit