×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës kërkon nga Kosova t’i diskutojë edhe kufijtë me Serbinë

    FrontOnline
    10 Maj 2020

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se në një marrëveshje eventuale përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të diskutohen edhe kufijtë e Serbisë, respektivisht Lugina e Preshevës.

    Mustafa ka shkruar në Facebook, se në dialogun Kosovë-Serbi nuk duhet të diskutohet vetëm për kufijtë e Kosovës por edhe për ata të Serbisë.

    “Janë shtuar zërat se në dialogun Kosovë-Serbi nuk duhet biseduar për çështjet përtej kufijve të tanishëm të Republikës së Kosovës. Kjo qasje që ka për synim të «​ ndërhyhet » vetëm në çështjet që kanë të bejnë me Kosovën, përjashton mundësinë të «​ndërhyhet​ » në çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë, pra edhe me Luginën e Preshevës”, ka shkruar Mustafa.

    Ai ka thënë se nëse në dialog do të negociohet për kufijtë, atëherë duhet të trajtohen barabartë të dyja palët.

    “Sigurisht se janë palët e përfshira në dialog që i përcaktojnë përkufizimet, kornizën, parimet dhe kriteret e dialogut. Por, nëse duam dialog midis të barabartëve dhe paqje të qëndrueshme, atëherë kjo nënkupton se çfarëdo teme eventuale që mund të jetë subjekt negociatash (kufijtë e jashtëm, rendi kushtetues, rregullimi i brendshëm administrativo-territorial, burimet natyrore dhe asetet ekonomike, të drejtat e minoriteteve, krimet e luftës dhe zbardhja e fatit të të pagjeturve, etj) duhet të trajtohet për të dy vendet të cilat janë palë në dialog”, ka thënë ai.

    Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borell, në një intervistë para disa ditësh kishte deklaruar se u takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin nëse dëshirojnë të flasin edhe për korrigjimin e kufijve dhe se Bashkimi Evropian nuk mund t’u tregojë palëve se për çfarë duhet të bien dakord e për çfarë jo.

    Ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të ndryshme nga politikanë gjermanë.

    Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është shprehur kategorikisht kundër idesë për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë në një intervistë dhënë për Gazeën Express të enjten.

    Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von-Cramon e ka cilësuar të rrezikshëm dhe të dëmshëm pozicionin e spanjollit Borell karshi dialogut Kosovë-Serbi.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio,...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.