×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Konsumoni një mollë çdo ditë dhe do të befasoheni nga ajo që do t’i ndodhë organizmit tuaj

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Ekspertët i kanë klasifikuar mollët si një prej frutave më të  mira kundër mbipeshës.Sipas tyre, mollët përmbajnë shumë fibër që nxit ndjesinë e ngopjes.

    Sipas të dhënave të agroweb, në veçanti, pektina e cila gjendet tek mollët të mban të ngopur për shumë kohë. Kjo do të thotë se sa më i ngopur të ndihet njeriu, aq më të pakëta do të jenë gjasat që ta teprojë me të ngrënin.

    Për më tepër, mollët përmbajnë pak kalori. Një kokërr mesatare përmban 100 kalori. Ky është një lajm i mirë për ata që duan të bien në peshë.

    Një studim i kohëve të fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se ngrënia e një-dy mollëve ose dardhave në ditë, ndihmon shumë në humbjen e peshës së tepërt.

    Ky frut ul nivelin e glukozës në gjak dhe e ndihmon organizmin të heqë më shpejt peshën e padëshiruar.

    Mollë me vete çdo ditë

    Mollët janë fruta të cilat mund t’i marrësh me vete në punë shumë lehtë dhe për më tepër nuk kanë nevojë të ruhen në frigorifer.

    Duke ngrënë mollë në vend të ushqimeve të shpejta siç janë patatinat, nuk do të shtoni në peshë, por do ta humbisni atë.

    Mënyrat Më Të Thjeshta Për Të Ngrënë Sa Më Shumë Mollë

    Me Tërshërë

    AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni mollë me tërshërë dhe qumësht në mëngjes dhe do të ndiheni të ngopur deri në vaktin e rradhës

    Sallata me mollë

    Prijeni mollën në feta dhe shoqërojeni me sallatën tuaj të preferuar.

    Molla kombinohet mirë me sallatën me bazë peshk ton ose mish pule.

    Mish pule me mollë

    Molla kombinohet çuditërisht mirë me mishin e pulës.

    Ju mund të bëni një panine me mish të pjekur pule dhe mollë ose ta konsumoni atë në një vakt të vetëm me garnitura të ndryshme.

    Mollë të pjekura

    Mollët e pjekura janë shumë të shijshme dhe përgatiten shumë lehtë.

    Spërkatini me pak kanellë dhe futini në furrë për 45 minuta.

    Mollë me feta

    Prijini fetat sipas trashësisë së preferuar dhe lyejini me gjalpë kikiriku, arrë kokosi, kanellë, pluhur bajame ose kos, por jo të gjitha njëherësh në një pjatë. Zgjidhni vetëm njërën nga kombinimet.

    Nga Rubrika
    Lifestyle11 Shkurt 2025
    Është normale që të gjithë të ndihen të përgjumur herë pas here. Kjo gjendje mund t’i atribuohet edhe hipersomnisë, ose përgjumjes së...
    Lifestyle09 Shkurt 2025
    Të shpeshta janë rastet kur përballemi me infeksionet urinare, dhe të shumtën e rasteve ndjejmë një bezdi në trupin tonë. Urologu Fahredin...
    Lifestyle07 Shkurt 2025
    Dimri, me ditët e shkurtra dhe temperaturat e ulëta, mund të ketë ndikim negativ në humorin dhe energjinë e shumë njerëzve. Por...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se gjatë fushatës ofendimet kaluan kornizat e normales. Ai ka thënë se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.