×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat në të cilat u konfirmuan rastet e reja me koronavirus presin rezultatet për mbi 400 persona

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Mbi 80 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar vetëm mbrëmë në vend. Të infektuarit vijnë nga 11 komuna të vendit. Nga të njëjtat komuna sot janë marrë mostrat e mbi 400 personave të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit.

    Komunat në të cilat mbrëmë u konfirmuan rastet e reja me koronavirus janë në ethe duke pritur rezultatet për personat me të cilët kanë pasur kontakt të infektuarit.

    Nga Prishtina, Peja, Gjilani, Mitrovica, Dragashi, Obiliqi e Prizreni sot janë marrë mostrat e mbi 400 personave, rezultatet e të cilëve do të dihen në mbrëmje.

    Për numrin e mostrave që janë marrë nëpër secilën komunë, gjendjen e të infektuarve dhe numrin e rasteve aktive kanë dhënë detaje Kryetarët e komunave, drejtorët për shëndetësi dhe nënkryetarët.

    Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka treguar për Express se sot nga kjo komunë janë marrë për testim rreth 140 mostra të personave të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit.

    “Sot janë marrë rreth 140 mostra të gjitha raste kontakti, në vetizolim janë 45 me simptoma te lehta ose pa to, ndërsa një rast është në kliniken infektive në Prishtinë”, ka thënë Ismajli.

    Për numrin e mostrave që janë marrë nga Mitrovica ka folur nënkryetari i komunës, Faruk Mujka. Ai ka treguar se janë në pritje të rezultateve për 130 mostra.

    “Ne jemi në pritje të rreth 130 testeve. Kur dalin rezultatet nuk e dijmë saktë. Kemi 41 raste aktive dhe 19 të shëruar deri sot”, ka thënë Mujka për Express.

    Numër i madh testimesh janë kryer edhe në Prishtinë. Drejtori për Shëndetësi, Bujar Gashi i ka thënë Gazetës Express se sot janë testuar 80 persona nga kryeqyteti, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit.

    Sipas tij, gjendja e të infektuarve është stabile, me përjashtim të personave që rezultuan pozitiv mbrëmë.

    “Sot janë testuar 80 qytetarë. Gjendja e të testuarve pozitiv është stabile, me përjashtim të rasteve të fundit që një pjesë e tyre kanë simptoma. Raste aktive në Prishtinë i kemi 219”, ka treguar Gashi.

    E nga Peja sot janë marrë për testim 30 mostra. Sipas Drejtorit për Shëndetësi, Petrit Locit, aktualisht në këtë komunë janë 44 raste aktive me këtë sëmundje.

    “Sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Pejë, janë planifikuar të bëhen 30 testime. Janë 44 raste aktive në Komunën e Pejës”, ka thënë Loci për Express.

    Mostra për testim janë marrë edhe në Prizren. Drejtori për Shëndetësi, Visar Shehu ka treguar për numrin e testimeve që janë kryer sot dhe gjendjen e të infektuarve.

    E për numrin e rasteve aktive ka thënë se nuk mund të japë shifër, meqenëse ende nuk i kanë marrë të dhënat për numrin e të shëruarve.

    “Sot në Prizren janë marrë për testim 26 mostra. Gjendja e të infektuarve në komunën tonë është e mirë, derisa për numrin e rasteve aktive nuk mund ta them saktë, meqenëse ende nuk e kemi marrë numrin e të shëruarve”, ka deklaruar Shehu.

    Testime janë kryer edhe në Obiliq. Zëdhënësja e kësaj komune, Arba Mirena ka thënë se sonte i presin rezultatet e 10 mostrave, por thotë se mund të ketë edhe mostra tjera janë të referuara nga komunat tjera por që janë banorë të Obiliqit.

    Aktualisht në këtë komunë janë 29 raste aktive me këtë sëmundje, derisa gjendja e të infektuarve thotë se është stabile.

    “Sipas njoftimeve, gjendja e të infektuarve është stabile, tek disa prej të infektuarve pa shenja klinike, ekipet e QKMF-së po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm në telefon, për të përcjellur gjendjen e tyre, në të njejtën kohë për ndonjë kërkesë nga ana e tyre, qoftë me pako ushqimore apo listën e barnave të nevojshme”, thuhet në përgjigjet e Mirenës për Express.

    E në komunën në të cilët mbrëmë u konfirmuan tetë raste, sot është testuar vetëm një person, më të cilin kanë pasur kontakt të infektuarit.

    Kryetari i Dragashit, Shaban Shabanaj i ka thënë Expressit se aktualisht i kanë nëntë raste aktive me koronavirus.

    “Në Dragash aktualisht janë nëntë raste aktive me koronavirus. Sot është marrë për testim vetëm një mostër. Gjendja e të infektuarve sipas kontakteve që kemi pasur është e mirë”, ka deklaruar Shabani.

    Ndërkohë, në Vushtrri edhe pse mbrëmë janë konfirmuar 15 raste të reja, sot nuk është kryer asnjë testim.

    Drejtori për Shëndetësi, Sylejman Meholli i ka thënë Expressit se në këtë komunë janë 215 raste aktive.

    “Sot nuk është marrë për testim asnjë mostër. Aktualisht i kemi 215 raste aktive dhe gjendja e të infektuarve është stabile. Shumica e tyre janë në vetëizolim”, ka treguar Meholli.

    Ndryshe, dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

    Nga testimi i këtyre mostrave, me COVID-19 janë konfirmuar 83 raste. Rastet pozitive janë nga Vushtrria, Prishtina, Gjilani, Peja, Mitrovica, Dragashi, Mamusha, Prizreni, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Skenderaj.

    Përveç për rastet e reja pozitive, Instituti Kombëtar i Shëndetit Pubklik ka njoftuar edhe për shërimin e pesë pacientëve.

    Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri deri tani ka arritur në 1 mijë e 916 raste. Prej tyre, 973 pacientë janë shëruar, derisa janë regjistruar edhe 34 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në Muçibabë po zgjasin një orë. E në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimit, ky kryeministri Albin Kurti dha njoftimin se Ministria e Financave po ndan për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria pritet të përfshihet nga moti me reshje të dendura shiu. Ministria e Mbrojtjes në Tiranë, ka apeluar për strukturat qendrore dhe...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Orhidea Latifi, apo si e njohin publiku me emrin Kida, më 21 dhjetor mbushi plot 27 vjet jetë. Paraqitja e saj për...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Jennifer Lopez komentoi për British Vogue se po i kapërcen vështirësitë pas divorcit nga Ben Affleck. Aktorja foli për revistën me rastin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Rovena ka debatuar me Vullnetin, Gresën e Xhenetën. “Këta mundohen ta bëjnë një lojë me Rovin, por nuk e mrrijnë dot, bëj...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara i ka bërë përshëndetjen e mëngjesit Drilonit me “mirëmëngjesi bro”, por boksierit kjo nuk i pëlqeu. “Mirëmengjesi bro, çka bën bro”,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.