×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës thotë se inspektorët do të shqiptojnë gjoba nëse nuk respektohen masat që hyjnë në fuqi nga sonte

    FrontOnline
    06 Korrik 2020

    Drejtori i Inspeksionit të Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se inspektorët janë gati për të monitoruar respektimin e masave të reja të Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

    Tahiri ka shkruar në Facebook se gjobat nuk janë qëllim, por po bëhen të domosdoshme.

    “Sonte fillon zbatimi i masave të reja të Qeverisë. Inspektorët e Prishtinës do të jenë në krye të detyrës për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave. Gjoba nuk është qëllim në vete, por po bëhet mjet i domosdoshëm”, ka shkruar Tahiri.

    Ai ka apeluar që të respektohen masat e Qeverisë.

    “Andaj, ju lutem, respektoni masat! Kujdesuni për veten dhe për të tjerët rreth jush!”, ka shkruar Tahiri.

    Kujtojmë se Qeveria e Kosovës të dielën mbrëma ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Restorantet, kafenetë, klubet e natës dhe ndërmarrje tjera të ngjashme që ofrojnë shërbime të gastronomisë kudo në Kosovë nga sot e kanë të ndaluar që të ofrojnë shërbime brenda.

    Përveç që këto ndërmarrje do të mbyllen tërësisht nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ato s’do të mund të punojnë në hapësira të mbyllura as jashtë këtij orari.

    “Nga data 6 korrik 2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme): Iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës; Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet “merre me vete”“, thuhet në pikën 9 të vendimit të qeverisë

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.