×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNj: Është e papranueshme të mos testohen anëtarët e familjes ku ka të prekur nga Covid-19

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerëson se arsyetimi i autoriteteve shëndetësore që një i vdekur me Covid-19 ka patur sëmundje të tjera shoqëruese, shkakton huti në opinion. Sipas tyre, nuk po përcaktohet shkaku i vërtetë i vdekjes.

    Ndër të tjera, në një komunikatë, KMDLNj thekson se masat kufizuese të marra shkelin të drejtat elementare të njeriut që nga liria e lëvizjes e deri të e drejta për punë.

    Në anën tjetër përmendet edhe mënyra e testimeve, ku thuhet se është e papranueshme dhe e dënueshme nëse nuk bëhen teste kur në një familje ka të prekur nga Covid-19, ndërsa anëtarët që jetojnë me ta nuk iu bëhen testet.

    Për më shumë lexoni komunikatën e plot:

    Në mediat elektronike të Kosovës kishte të intervistuar që pohonin se, përkundër kërkesës për t’ua bërë testin për Covid-19 për faktin se kishin dyshime, se kishin anëtarë të familjes të prekur nga ky virus, kishin sëmundje kronike që i bëjnë lehtë të cenueshëm apo kishin moshë të shtyrë, autoritetet shëndetësore i kanë refuzuar me arsyetimin se, ose nuk ka teste të mjaftueshme, ose nuk janë në listën e prioriteteve. Opinioni në Kosovë për çdo ditë po informohet për rritjen e numrit të të prekurve nga virusi sikur që edhe numri i rasteve që po përfundojnë me fatalitet dukshëm është rritur. Arsyetimi i autoriteteve shëndetësore se i vdekuri nga Covid-19 ka patur sëmundje tjera përcjellëse, të rënda dhe kronike, shkaktojnë huti në opinion aq më parë që nuk po përcaktohet shkaku i vërtetë i vdekjes.

    Në përpjekje për ta luftuar pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, janë ndërmarrë disa masa kufizuese që, në jo pak raste shkelin të drejtat elementare të njeriut që nga liria e lëvizjes e deri te e drejta për punë.

    KMDLNj mirëkupton autoritetet kosovare se, për shkak të mungesës së testeve nuk mund ta bëjnë testimin në shkallë të gjerë e që do të ishte mënyra më e mirë dhe më efikase për luftimin e pandemisë sikur edhe për ndërmarrjen e masave parandaluese. Mirëpo, në anën tjetër për KMDLNj është e papranueshme, e pakuptueshme dhe e dënueshme, si nga aspekti i të drejtave të njeriut ashtu edhe atij ligjor nëse nuk bëhen testet, madje të detyrueshme në rastet si:

    • kur në një familje ka të prekur nga Covid-19 ndërsa anëtarët që jetojnë me ta nuk iu bëhen testet.

    • kur ka raste që në të njëjtën familje ka anëtarë me sëmundje të rënda kronike.

    • kur simptomat janë të qarta se janë të të prekur nga virusi

    • kur mosha është e shtyrë. Nuk ka kuptim që të moshuarve mbi 65 vjeç, në emër të mbrojtjes së shëndetit të tyre në mënyrë drastike iu kufizohet liria e lëvizjes kurse, në anën tjetër iu mohohet e drejta e testimit.

    Këto kategori të qytetarëve të Kosovës duhet të kenë prioritet absolut gjatë testimit kurse të tjerët të cilëve testi iu duhet për të lëvizur jashtë vendi, për biznes apo arsye tjera e që nuk bëjnë pjesë në kategoritë e sipërpërmendura, me rrezikshmëri të lartë të infektimit si dhe me kapacitet të madh për të infektuar të tjerët, mund ta bëjnë testimin ne institucionet shëndetësore private dhe jo ta ngarkojnë sistemin shëndetësorë publik.

    KMDLNj mendon se pikërisht përzgjedhja diskriminuese, e jo në bazë të nevojës së domosdoshme për testim, ka shkaktuar dhe po shkakton rritjen e numrit të të prekurve sikur edhe rritjen e numrit që po përfundon me fatalitet andaj kërkon transparencë dhe monitorim të këtij procesi si dhe qasje në lista, nëse ka të tilla, pas së cilave ndërmerren veprimet. Qytetarët e Kosovës, shumica e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë testet prandaj këto duhet të sigurohen falas përjashtuar ata që e kanë këtë mundësi.

    KMDLNj kërkon që të rritet numri i testimeve kurse nga Qeveria e Kosovës kërkon të ndajë mjete shtesë për këtë qëllim sikur edhe për punëtoret shëndetësorë.

    KMDLNj përkrah kërkesat e drejta e grupeve të cenueshme e që i janë drejtuar KMDLNj-së për testim në bazë të nevojave e jo në baza diskriminuese. Mbrojtja cilësore shëndetësore, për të gjithë qytetarët është e drejtë e njeriut dhe si e tillë duhet të respektohet

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.