Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se edhe katër persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur në Klinikën Infektive, duke e çuar numrin e të vdekurve në 86.
IKSHPK ka njoftuar se personat që vdiqën nga koronavirusi kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.
“… gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 214 raste të reja me Covid-19 dhe janë shëruar 60 persona.