×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq persona vdiqën nga Coronavirusi në këto 5 komuna të Kosovës

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    269 persona kanë vdekur nga Coronavirusi që prej fillimit të pandemisë në Kosovë e deri më tani, raporton Front Online.

    Këto janë të dhënat që jep Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

    Nga 269 vdekjet e regjistruara në gjithë vendin, 39 prej tyre janë nga Prizreni e 14 nga Vitia.

    Shifrat dyshifrore i kanë konfirmuar për Front Online, zyrtarë nga të dy këto komuna.

    Përgjysmë më pak të vdekur janë regjistruar në dy komunat e tjera, Obiliq dhe Kamenicë.

    Nga 8 pacientë kanë vdekur si në njërën ashtu edhe në tjetrën nga COVID-19.

    Informatën për numrin e vdekjeve në Kamenicë e konfirmoi për Front Online, zëdhënësja e kësaj komune, Margarita Rashiti. E atë për komunën e Obiliqit, Vlora Kabashi, që udhëheq me drejtorinë e Shëndetësisë.

    Një vdekje më pak (7) se në këto dy komuna është regjistruar në komunën e Fushë Kosovës.
    Këtë e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i komunës, Ali Topalli.

    Megjithatë, Instituti në pothuajse çdo njoftim të tijin potencon se viktimat, pos infektimit me COVID-19, kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Me këtë formë nuk është pajtuar një mjek shqiptar nga Gjermania, i cili i propozoi IKSHPK-së ta largojë pjesën e fjalisë ku thuhet ‘të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese’./Front Online/

     

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është...
    Lajme04 Maj 2024
    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin sot (4 maj 2024). Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Para se të vinte në pushtet, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, kishte premtuar ndërtimin e 4000 banesave sociale, me çmim të përballueshëm....
    Lajme04 Maj 2024
    Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet....
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët, pas reshjeve të shiut. Përmes një postimi në faqen zyrtare,...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot mban konferencë për media. Ai aty do e prezantoj aderimin më të ri brenda kësaj...
    Lajme04 Maj 2024
    Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në pjesën dërrmuese...
    Lajme04 Maj 2024
    Ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.