×
  • Lajme
  • Lajme

    Premtimi i Kurtit për 4000 banesa sociale/ VV-ja: Ndërtimi nis këtë vit, opozita e akuzon për mashtrim të qytetarëve

    Arbnor Buzhala
    04 Maj 2024

    Para se të vinte në pushtet, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, kishte premtuar ndërtimin e 4000 banesave sociale, me çmim të përballueshëm. Ky premtim nga Kurti ishte dhënë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Por edhe pas gati katër vite qeverisje nga ai, një premtim i tillë nuk është realizuar e as nuk ka nisur të realizohet, shkruan FrontOnline.

    Janë vetëm 83 banorë që kanë përfituar 34 banesa të reja. Çelësat e këtyre banesave i ka dorëzuar kryeministri Albin Kurti, për 34 familje të komunitetit serb dhe rom në Graçanicë.

    Premtimi zgjedhor për ndërtimin e banesave sociale, kishte marr sa vëmendje aq edhe përkrahje nga qytetarët e vendit, ku ishte mirëpritur jashtëzakonisht mirë.

    Edhe këtë premtim të Albin Kurtit, opozita e sheh të pamundur që të realizohet brenda këtij mandati qeverisës.

     

    Deputeti i VV-së: Këtë vit fillon projekti për ndërtimin e banesave sociale, po kemi pengesa nga komunat

    Deputeti i shumicës parlamentare, njëherit edhe anëtar i komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Ekrem Mustafa ka deklaruar për FrontOnline se këtë vit do të nis procesi për projektin i cili mundëson ndërtimin e banesave sociale, një premtim i dhënë ky nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021.

    ‘’Unë personalisht pres që këtë vit me filluar projekti, jemi në fazën e konsolidimit të projektit edhe në terren. Sipas premtimit tonë, ish dashur të merr kohë ky projekt, por nuk e di tash, sepse nuk mund të merrem me detaje’’ deklaron ai.

    Deputeti Mustafa thotë se ky proces po has në pengesa kryesisht nga komunat e vendit sepse ato nuk po u ofrojnë lokacionet, përjashtuar Komunën e Drenasit e cila udhëhiqet nga PDK me kryetar Ramiz Lladrovcin që ka ofruar lokacionin për ndërtimin e banesave sociale.

    ”Ky premtim është në proces e sipër, mirëpo ne kemi hasur në pengesa kryesisht në Komuna. Ne kemi kërkuar nga komunat me caktu lokacionin ku duan ata, me pajis me leje ndërtimi e më pas ne të fillojmë me projektin. Kjo është neglizhencë e komunave. E vetmja është Komuna e Drenasit e cila ka ofru një lokacion tillë, komunat tjera janë në proces por nuk kanë ofruar lokacionin’’ shprehet ai.

    Më tej, Mustafa thekson se nuk intereson se a beson apo jo opozita në këtë premtim, pasi që sipas tij, Qeveria po punon në të mirën e qytetarit.

    ‘’Pavarësisht asaj, opozita e ka rolin e saj, ajo mund të besoj ose jo, por ne i kemi punët tona dhe po punojmë në të mirë ne qytetarit”, përfundon deputeti Mustafa për FrontOnline.

     

     

    Shabani i PDK-së: Premtimi për ndërtimin e banesave sociale, mbetët vetëm kauzë e rrejshme e VV-së

    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë për FrontOnline se premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje, për ndërtimin e banesave sociale po mbetët thjeshtë premtim dhe se deri më tani nuk është realizuar.

    ‘’Kjo është pjesë e atyre premtimeve që ka dhënë. Tash po bëhen gati pesë vite prej kur e ka dhënë premtimin, unë dyshoj se ka me realizuar këtë premtim gjatë këtij mandati’’, thekson ai

    Si anëtar i komisionit të lartë cekur, deputeti Shabani thotë se nuk ka ndonjë informacion nëse ka fillu ndërtimi i banesave sociale.

    ‘’Unë nuk kam ndonjë informacion që ka filluar ndërtimi. Ne si komision nuk kemi ndonjë raport për ndërtimin e tyre’’ shton ai.

    Për deputetin Shabani, premtimi për ndërtimin e banesave social do të mbetët sikurse kauzat dhe premtimet tjera mashtruese.

    ‘’Kjo mbetët vetëm sikur premtimet tjera, sikur kauzat tjera, mbetët premtim dhe kauzë mashtruese” përfundon ai për FrontOnline.

     

     

    Deputeti Manaj: Qeveria e Kosovës i mashtroi qytetarët për ndërtimin e banesave sociale

    Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është bërë qytetarëve të Kosovës.

    ‘’Është njëri nga mashtrimet që i është bërë qytetarëve nga VV në fushtën e tyre zgjedhor’’ shprehet ai.

    Ai deklaron se tashmë Qeveria e Kosovës është në përfundim e sipër të mandatit të saj, por që nuk ka asnjë veprim konkret për realizimin e premtimit electoral për ndërtimin e banesave kolektive.

    ‘’Po përfundon mandati i plotë i kësaj Qeverie dhe nuk kanë marr veprime konkrete për realizimin e premtimit elektoral për masën e banimit të përballueshëm’’ deklaron më tutje Manaj.

    Deputeti Manaj, thotë se me këtë premtim janë mashtruar qytetarët, që kanë pritur zgjidhjen e banimit.

     ‘’Pra, janë mashtruar familjet e shumta që kanë pritur zgjidhjen e problemit të banimit përmes kësaj mase’’ përfundon Manaj për FrontOnline.

     

     

    Deputetja e AAK-së shprehet skeptike: Premtimi i VV-së për banesa sociale nuk do të realizohet

     

    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi në një prononcim për FrontOnline shprehet skeptike rreth realizmit të premtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale.

    ‘’Absolutisht jo, edhe ky premtim i bërë gjatë fushatës zgjedhore, sigurisht se nuk do të realizohet, të paktën jo se jo këtë mandat, ndonëse kështu është zotuar se do të ndodh sipas kryeministrit’’ thekson ajo.

    Më tej, ajo thotë tej, ajo thotë se realizimi i këtij premtimi nuk ka gjasë as të filloj e lërë të përfundoj gjatë këtij mandati qeverisës.

    ‘’Nuk ka shanse as të fillojë këtë vit e lëre me të mbarojë ndërtimi i tyre. Por ne tashmë jemi mësuar me premtime boshe dhe lajm do ishte nëse një premtim i kryeministrit Kurti do të realizohet se për ato që nuk realizohen jemi mësuar tashmë’’ shton ajo.

    Sa i përket dhurimit të tridhjetë e katër banesave për disa familje të komunitetit serb dhe rom në Graçanicë, deputetja Bytyqi e konsideron lajm të mirë, pasi sipas saj edhe ato familje janë pjesë e Republikës së Kosovës.

    ‘’Me sa kam informata 34 familje rome dhe serbe janë bërë më banesa në Gracanicë, projekt i cili është iniciativë e përbashkët e financuar nga BE dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ky është një lajm i mirë pasi të gjithë këta persona janë qytetarë të vendit tonë pra Republikës së Kosovës dhe çdo qytetar duhet të trajtohet siç duhet, pa dallim e diskriminim’’ përfundon ajo për FrontOnline.

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që  të drejtat dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar Çmimin e Madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.