
Sot ka filluar qarkullimi i transportit publik.Dje, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar për këtë duke dhënë edhe detaje.
Ai përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se numri maksimal i udhëtarëve për autobus do të jetë 20.
Ahmeti ka njoftuar se nuk do të lejohen të hyjnë qytetarët pa masa mbrojtëse.“Nesër rifillon transporti publik, por me rregulla: – numri maksimal i udhëtarëve për autobus – 20 – nuk lejohet me hy në autobus pa maska – udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë. Autobusët tonë janë gati #mosdilnipamaska P.S. Pr 1”, ka shkruar ai.