×
  • Lajme
  • Lajme

    Javën e ardhshme nisin reduktimet e ujit në Prishtinë, ja cilat zona preken të parat

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Thatësira e madhe e cila ka kapluar vendin, ka bërë që niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit të bie për disa metra. Për këtë arsye Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka vendosur që në javën e ardhshme të fillohet me reduktime.

    Zona e Matit, zona e ashtuquajtur “Zllatar” si dhe pjesët të cilat janë të ndërtuara mbi rezervarët akumulues, janë vendet ku do të fillohet me këto reduktime.

    Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa, i cili ka thënë për KP se situata në këto dy liqene nuk është shumë premtuese.

    “Gjendja në dy liqenet akumuluese nuk është shumë premtuese të them të drejtën, jemi në stinë të verës dhe nuk është se pritët të ketë reshje. Në liqenin e Batllavës situata është afërsisht 6 metra nën kuotën e kapërderdhës, ndërsa në liqenin e Badovcit është afërsisht 10 metra nën kuotë të kapërderdhës, situatë e tillë është relativisht e rënduar”, thotë ai.

    Xhafa ka theksuar se reduktimet do të jenë të ndodhin vetëm natën, kur edhe nevojat janë më minimale.

    “Jemi në këtë javë duke bërë disa testime sepse për shkak të temperaturave të larta dhe keqpërdorimit të ujit, në disa pika nuk po arrijnë të furnizohen si duhet, jemi duke bërë disa testime për të filluar disa reduktime të lehta. Besoj që gjatë javës tjetër do të fillojmë me disa masa të reduktimit të furnizimit me ujë, do të jenë natën vetëm atëherë kur nevojat janë minimale. Pjesa të cilat do të afektohen janë zonat e larta siç janë zona e ashtuquajtur te ‘Zllatari’, zona e Matit dhe pjesë të tjera të cilat janë të ndërtuara mbi rezervarët tona akumuluese”, vlerëson ai.

    Xhafa, tërhoqi vëmendjen edhe për një çështje tjetër. Ai ka bërë të ditur se serveri si dhe e-mailet zyrtarë të K.R.U “Prishtina” janë sulmuar kibernetikisht dhe se për këtë arsye ka hapur rast në polici.

    “Prej pasdites së djeshme (e mërkurë, 22 korrik) serveri ynë zyrtar, e-mailet tanë janë të sulmuara kibernetikisht dhe ende sot nuk kemi arritur t’i kthejmë e-mailat zyrtare. Si duket po ngjason sikur është një strukturë e mirë organizuar që nuk ia duan të mirën Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’ dhe kanë nxjerrë ose po duket sikur kanë nxjerrë një deklaratë sikur ujësjellësi ka dërguar te portalet… E thash më herët kemi pasur një sulm kibernetik për këtë shkak sot kam hapur rastin në polici dhe ata po merren me këtë rast”, thotë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.