×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Italia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme, Guiseppe Conte: Masat janë marrë për ta mbajtur nën kontroll situatën me COVID-19

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Italia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme, Guiseppe Conte: Masat janë marrë për ta mbajtur nën kontroll situatën me COVID-19

    Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, e shpallur si kundërpërgjigje ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e coronavirusit, sipas të gjitha gjasave do të vazhdohet edhe pas 31 korrikut, ka bërë të ditur sot kryeministri italian Guiseppe Conte, raporton BBC.

    Bazuar në situatën aktuale në të cilën gjendet Italia, sipas Contes është “e natyrshme që do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit”, transmeton Telegrafi.

    Ai pranoi se masat ishin ndërmarrë për ta luftuar përhapjen e mëtejme të coronavirusit, dhe në njëfarë mënyrë të tentojnë ta vënë situatën nën kontroll.

    Gjendja e jashtëzakonshme u mundëson autoriteteve lokale të aplikojnë procedurat që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Këtu përfshihet ndalimi i lëvizjes dhe udhëtimit, mbyllja e hapësirave publike si dhe tubimet publike.

    Kanë kaluar më pak se një muaj që kur në fillim të qershor, diplomatët italianë kishin vizituar kryeqytetet e vendeve evropiane duke i bindur kolegët e tyre se duhet t’i hapin kufijtë me Italinë, por sot kjo situatë është plotësisht ndryshe – Italia po vë masat e reja, e një prej tyre është mbyllja e kufijve për t’u mbrojtur nga coronavirusi, pasi që të huajt që po e vizitojnë këtë vend “po ua dërgojnë” virusin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.