×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Irani regjistron numrin më të lartë të viktimave që prej fillimit të pandemisë

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Numri i viktimave nga pandemia e Covid-19 në Iran ka arritur shifra rekord të martën kur u regjistruar 200 raste fatale brenda 24 orëve. Ky është bilanci më i lartë i regjistruar në vend qëkur nisi pandemia, raportoi media shtetërore Mehr.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë Sima Lari u shpreh të martën gjatë konferencës ditore në Tehran se në 24 orët e fundit, në Iran u regjistruan 2,637 raste të reja me Covid-19. Kështu, totali i të infektuarve në vend rritet në 245,688 ndërsa totali i viktimave shkon në 11,931.

    Nga 2,637 rastet e konfirmuara, 1,455 ndodhen të shtruar nëpër spitale rreth e qark vendit,” shtoi më tej Lari.

    Zëdhënësja e ministrisë së Shëndetësisë paralajmëroi njerëzit që të jenë më vigjilentë dhe që të gjithë në përgjithësi duhet të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpia. Po ashtu ajo u bëri thirrje njerëzve që të vendosin maska në vende publike si autobusët dhe metrotë.

    Presidenti i Iranit Hassan Rouhani e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike pasi rastet me Covid-19 në vend vijuan të rriten në javët e fundit.

    Ai njoftoi të shtunën se mbajtja e maskave në vendet publike do të ishte e detyrueshme duke nisur nga 5 korriku.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin. Hoti është shprehur...
    Sport06 Maj 2024
    Jose Mourinho pritet t’i shokoj të gjithë me vendimin rreth të ardhmes së tij. Duket se Mourinho ka vendosur që karrierën e...
    Lajme06 Maj 2024
    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do ta zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrelo,...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zëdhënës i lartë i Hamasit ka thënë se thirrja e Izraelit për civilët që të evakuohen nga qyteti jugor o gazës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.