×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    India prodhon mijëra shtretër prej kartoni për spitalet e mbingarkuara nga pacientët me coronavirus

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Derisa numri i të prekurve nga coronavirusi në Indi po shënon rritje, vendi po krijon mijëra shtretër të bërë nga kartoni për t’u përkujdesur për pacientët.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtretërit me kosto të ulët, mund të mbajnë peshë deri në 300 kilogram.

    “Një person mund të ndihet shumë i qetë në këtë shtrat”, tha  Vikram Dhawan për AFP, i cili së bashku me vëllanë e tij erdhën me këtë ide gjatë ditëve të izolimiti .

    “Është i lehtë dhe mund të prodhohet brenda pak minutash”, u shpreh Dhawan, cili ka një fabrikë në qytetin verior të Bhiwadi, që bën produkte prej kartoni.

    (AFP Photo/Archana THIYAGARAJAN)

    Lidhur me këtë rast, qeveria e New Delhi ka porositur rreth 10 mijë shtretër të këtij lloji, për t’i dërguar ato në një qendër në periferi të qytetit, zonë kjo e cila përkujdeset posaqërisht për pacientët me coronavirus.

    Përveç New Delhit, edhe Mumbai po i përdor këta shtretër, pasi spitalet në këtë qytet janë të mbingarkuara nga pacientët me COVID-19.

    “Gjëja më e rëndësishme nga të gjitha është se virusi mbijeton në sipërfaqen e kartonit për vetëm 24 orë”, tha proshuesi i këtyre shtretërve.

    Ndryshe numri i të prekurve nga coronavirusi në Indi ka shkuar në 500 mijë, ndërsa vendi ka raportuar deri më tani 15 mijë viktima.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.