×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Qeveria Hoti ka filluar lodhët, po vazhdon lodhët dhe 100 ditëshi i saj është i lodhët

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit, Enver Hoxhaj, në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi, ka folur për 100 ditëshin e Qeverisë Hoti, marrëveshjen e arritur në Uashington, mos votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike si dhe për përfshirjen e mundshme të kësaj partie në Qeveri.

    Hoxhaj ka thënë se Qeveria Hoti ka filluar lodhët dhe se ashtu është duke vazhduar.

    “Ajo çfarë ka thënë Veseli është e saktë, dhe jo vetëm si vlerësim i PDK-së, por si vlerësim i qytetarëve, sepse ne kemi komunikim me qytetarë dhe e dimë se cili është perceptimi i tyre për Qeverinë”.

    “Kjo qeveri ka filluar si qeveri e lodhët, vazhdon si e lodhët dhe 100 ditëshi i saj është i lodhët. Ata fillimisht e kanë pasur përgjegjësinë që e kanë nxjerrë vendin prej binarëve me një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Takimi në Uashington ka qenë i aranzhuar muaj më parë, takimi duhej të ndodhte me 24 qershor dhe kur një qeveri e cila është udhëhequr nga Albin Kurti dhe e ka izoluar vendin dhe një qeveri e cila udhëhiqet nga partneri i Kurtit, e mbanë një gjendje e cila ka qenë, dhe një marrëveshje e cila pothuajse ka qenë e negociuar, nuk mund të pretendojë që është një rezultat i saj”, pohoi ai.

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj gjatë intervistës për “Përballje” në Telegrafi.

    Hoxhaj ka thënë se në rrafshin e brendshëm edhe në sjelljet ndërkombëtare ka fusha që kanë pushtuar së ekzistuari gjatë qeverisjes Hoti.

    Po ashtu, Hoxha ka kritikuar Qeverinë edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    “Kosova gjatë kësaj kohe ka pasur parametrat më alarmante, Kosova që është me ekonominë më të vogël nuk e ka një koncept se si do të ballafaqohet. Fakti që pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk kalon në Kuvend, është parametër matës. Kjo Qeveri nuk ka një skenar B se çka do të ndodhë nëse rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave, cili është skenari për fushën e arsimit. Nuk shihet qasje vizionare se si një qeveri duhet të ju përshtatet rrethanave ku gjendet vendi”, shtoi ai.

    Sa i përket mos votimit të ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, Hoxhaj thotë se është absurde të fajësohet opozita.

    “Është absurde që një Qeveri e cila pretendon që ka numrat në Kuvend dhe fajin ia lë opozitës. Ne si PDK, kemi qenë të parët që e kemi dhënë një qëndrim të qartë të plotë, të prezantuar nga zotëri Hamza, në kuptimin se çfarë duhet të ndodhë në këtë vend, kuptimin e mbështetjes ekonomike në një kohë krize. Nëse qeveria është e gatshme ta përkrahë qëndrimin e PDK-së, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë”, shtoi ai.

    Si përfundim, Hoxhaj tha se opozitën e bëjnë në përputhje me misionin që ka kjo parti, dhe sillen në përputhje me programin e tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu....
    Lajme15 Korrik 2025
    Një person është arrestuar sot në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje....
    Lajme15 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 14:00, në...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.