×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti u premton zgjidhje për Telekomin deri në fund të javës së ardhshme, sindikalistët paralajmërojnë hapa radikal

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Pas bllokimit të llogarive të Telekomit të Kosovës, sot punëtorët e kësaj ndërmarrje kanë protestuar para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, raporton Front Online.

    Rreth 3500, punëtorë të kësaj ndërmarrjeje rrezikojnë të mbesin pa paga dhe pa punë në rast se Qeveria e Kosovës, nuk e gjen një zgjidhje për Telekomin.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka takuar kryetarët e sindikatave të punëtoreve të kësaj ndërmarrje.

    Lidhur me takimin që kanë pasur me kryeministrin për Front Online, ka folur Muhamet Xhemajli, kryetar i Sindikatës Profesionale të PTK-së.

    Ai tha se Kryeministrit Hoti u ka premtuar se deri në fund të javës së ardhshme do të gjendet një zgjidhje për Telekomin dhe se nuk do të lejojnë falimentimin e kësaj ndërmarrje.

    “Kërkesa e Kryeministrit ka qenë me ndërpre grevën pasi që na ka premtuar zgjidhje të shpejt për Telekomin dhe nga mesi i javës së tjetër do të informohemi saktësisht, detaje nuk na ka dhanë, por na ka premtuar se askush nuk do të jetë pa pagë dhe pa punë, nuk do të lejojmë me falimentu Telekomi. Kërkesa jonë ka qenë me marrë detaje por nuk kemi marrë, ne kemi marrë zotimi nga Kryeministri se problematika e Telekomit do të zgjidhet deri në fund të javës së tjetër”, tha ai për Front Online.

    Xhemajli tha se Kryeministri Hoti ka kërkuar që të ndalet greva e punëtorëve dhe të vazhdohet me punë, pasi që siç tha ai, Kryeministri ka thënë se me emërimin e Bordit të ri të kësaj ndërmarrjeje do të gjendet zgjidhja.

    “Të dy sindikatat kemi vendosë me ndalë grevën deri nga mesi i javës tjetër, pasi që jemi informuar se javën e ardhshme do të emërohet edhe Bordi i ri, pasi që me ardhjen ne këtij Bordi, Kryeministri na ka premtuar edhe zgjidhje”, tha ai.

    Kryesindikalisti për Front Online tha se në rast se nuk do të ketë zgjidhje të problemit në ndërmarrjen e Telekomit të Kosovës, do të ketë greva dhe protesta më radikale.

    “Në rast se nuk do të ketë zgjedhje do të shkojmë me hapa edhe më radikal të grevës dhe protestës”, u shpreh Xhemajlaj./Front Online/

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK në këto zgjedhje nuk doli me rezultat të 12 përqindshit...
    Të tjera
    Vip13 Mars 2025
    Xheneta Fetahu pak më parë ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Derisa Xheneta bënte xhiro brenda ambienteve të shtëpisë,...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, ka publikuar fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot qëndroi në Kosovë për të vizituar babain...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte sot për një vizitë të shkurtër në Qendrën Klinike Universitare, aty ku babai i tij (Haxhi...
    Lajme13 Mars 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Mark Rutte, për faktin se ka bërë që aleanca të ndërmarrë...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e ish presidentit Hashim Thaçi sot në Kosovë, ku...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë një postim në Facebook, ku shihet në tavolinë duke ngrënë iftar, siç shkroi,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.