Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve me koronavirusin e ri, Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me COVID-19.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti i ka lutur qytetarët që të vendosin maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike, të shmangin prekjen e syve, hundës e gojës me duar të papastra dhe të mbajnë distancën fizike.
“Vendi ynë mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve me virusin #COVID19! Në bazë të trendit të ditëve të fundit me raste të reja të infektimeve, ky rrezik është shumë real. Mund të preken edhe më shumë jetë njerëzish, do të thellohet kriza ekonomike, ndërsa do të stërngarkohet sistemi i shëndetësisë!”, ka shkruar Hoti.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/photos/a.538814562846569/3369978006396863/?type=3&theater