Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në profilin e tij zyrtar ka publikuar pamjet nga pritja shtetërore që i është bërë atij nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
“Pritja nga presidenti francez, Emmanuel Macron, në Pallatin e Elizesë”, ka shkruar Hoti, raporton Express.
Siç kanë konfirmuar nga zyra e Hotit në Prishtinë, takimi me Macron ishte planifikuar të mbahej në orën 11:30.
Temë kyçe e takimit besohet të ketë qenë dialogu Kosovë-Serbi.
Reception by French President @EmmanuelMacron at the Palais de l’Elysée pic.twitter.com/q1tmIVHVQr
— Avdullah Hoti (@Avdullah) July 7, 2020