Kryeministri Avdullah Hoti para takimit me delegacionin e Serbisë sot në Washington ka thënë se pritjet nga takimi i sotëm janë shumë pozitive.
Ai tutje ka shtuar se marrëveshja e sotme që mund të arrihet për bashkëpunim ekonomik është hap pozitiv nga i cili mund të arrihet njohja reciproke.
“Do të keni informata sapo të kryejmë raundin e parë të takimit. Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç për njohje, marrëveshja e sotme për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër”, ka thënë kryeministri.