×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti diskuton sot me zyrtarë të Parlamentit Evropian për dialogun dhe vizat

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ndodhet sot (10 shtator) për të dytën herë gjatë kësaj jave në Bruksel. Ai do të ketë një takim me presidentin e Parlamentit Evropian (PE), David Sassoli dhe do të marrë pjesë në një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme të këtij Parlamenti.

    Parlamenti Evropian ka paralajmëruar se do të diskutohet për situatën në Kosovë dhe në rajon, për ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që po vazhdon me ndërmjetësimin e BE-së dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Parlamenti Evropian ka rikujtuar se në vazhdimësi ka mbështetur procesin e dialogut dhe rrugën e Kosovës në integrimet evropiane.

    Procesin e liberalizimit të vizave, Parlamenti Evropian vazhdon ta cilësojë si vonesë të panevojshme dhe të dëmshme.

    PE-ja ka mbështetur rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, por ky vendim nuk ka kaluar ende në Këshill ku vendosin shtetet anëtare me shumicë të kualifikuar të votave.

    Prandaj, pritet që edhe sot gjatë debatit me kryeministrin e Kosovës, deputetët e Parlamentit Evropian të përsërisin thirrjen që sa më shpejt të përmbyllet procesi i liberalizmit të vizave.

    Një një njoftim të dërguar nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian është thënë, po ashtu, se presin nga kryeministri i Kosovës që t’i njoftoj edhe për rrjedhën e dialogut me Serbinë.

    Hoti në fillim të javës kishte qëndruar në Bruksel për takim dypalësh që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

    Një takim i tillë pritet të zhvillohet në fund të këtij muaj përsëri, ndërkohë që priten takime të ekspertëve gjatë javës së ardhshme.

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme24 Maj 2025
    Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka publikuar një fotografi ku shihet çmimi i lartë i qershiave. Fotografia është komentuar shumë ditëve të fundit, pasi...
    Lajme24 Maj 2025
    Analisti Shenoll Muharremi, ka komentuar situatën e energjisë në vend, duke thënë se diskutimet rreth kësaj çështjeje s’duhet të reduktohen vetëm rreth...
    Lajme24 Maj 2025
    NISMA Socialdemokrate, ka njoftuar se nesër do të mbajë kuvendin zgjedhor. Në njoftimin e kësaj partie, bëhet e ditur se në këtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Protesta “Liria nis nga lindja” po mbahet sot në Zajeçar të Serbisë, dy javë para zgjedhjeve lokale në këtë qytet më 8...
    Lajme24 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ka deklaruar se 24 maji i vitit 1992, datë...
    Lajme24 Maj 2025
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, u deklarua shumë e emocionuar për pjesëmarrjen e Teatrit Inkubator nga Izraeli në Festivalin Ndërkombëtar...
    Kronika24 Maj 2025
    Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të...
    Lajme24 Maj 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se sipas disa raportimeve, transporti i energjisë që blihej me vetëm 1.11...
    Lajme24 Maj 2025
    Besnik Tahiri i AAK-së ka thënë se efektet e bllokadës së institucioneve janë “kolosale, afatgjata dhe të pakthyeshme”. Ai thotë se nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.