
Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova reagoi pas dështimit të ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës
Apostolova tha se është e zhgënjyer me mos ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.
E ndaj kësaj deklarate të Apostolovës ka reaguar ambasadori gjerman, Christian Heldt.
Heldt i cili e ripostoi deklaratën e Apostolovës në Twitter, tha se “zhgënjimi është shumë diplomatik”.
“Zhgënjimi është shumë diplomatik! A do ta shohim së shpejti punën e parlamentit? Kjo ka të bëjë me pakot ndihmëse për këtë vend dhe njerëzit e tij”, ka shkruar Heldt.
Ndryshe dje Kuvendi i Kosovës nuk arriti të ratifikojë pesë marrëveshje ndërkombëtare të cilat do t’i sillinin miliona euro Kosovës.
Disappointed is very diplomatic! Are we gonna see parliamentary work soon? This is about aid packages for this country and it’s people. https://t.co/z1LaaFxgog
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) June 12, 2020