×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Qeveria nuk po mendon për mbrojtjen e fëmijëve, prindërit nuk kanë mundësi t’i blejnë vet maskat

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes përmes një postimi në facebook foli për rregullat për fillimin e vitit të ri shkollor.Haxhiu foli pikërisht për rregullën që prindërit duhet t’u sigurojnë maskën fëmijëve të tyre.

    Ajo tha se ka prindër që nuk kanë mundësi të blejnë maska për fëmijët e tyre, e sidomos ata prindër që kanë më shumë se një fëmijë.

    Sipas Haxhiut qeveria edhe në rrethana pandemia nuk po mendon për mbrojtjen e fëmijëve.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Gjatë kësaj jave prindërve i janë shpërndarë rregullat e fillimit të vitit të ri shkollor në kushte pandemie.
    Në njërën nga këto rregulla thuhet:

    “Prindërit janë të obliguar të sigurojnë maskën për fëmijët e tyre”!

    A kanë menduar institucionet për prindërit që nuk i kanë mundësitë të blejnë maskat mbrojtëse për fëmijët e tyre sidomos duke pasur parasysh që orari mësimor është nga e hëna në të premte!
    Ka prindër që kanë më shumë se 1 fëmijë dhe kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje.Si është e mundur që edhe në rrethana të pandemisë, Qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve dhe kujdesin për ta?Po bëhen 6 muaj prej kur është ndërprerë mësimi fizik dhe padyshim që kjo ka ndikuar tek fëmijët dhe në këto rrethana sa shumë e vlefshme për fëmijët, sidomos ata të mësimit fillor do të ishte që shteti të paktën në fillim t’ia dhuronte një pako me dezinfektues e maskë mbrojtëse shumë përdorimëshe!
    Por jo, ata kujdesen veq për veten dhe njerëzit e tyre e përreth tyre!

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Si ka qenë trendi i fletëvotimeve të dëmtuara ndër vite? Me ose pa qëllim, shumë fletëvotime edhe dëmtohen gjatë procesit të votimit,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Për zgjedhjet për Kuvendin e së Kosovës, që po mbahen sot në vendin tonë Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Ai deklaroi se...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Një situatë e rrallë ka ndodhur në Malishevë gjatë procesit të votimit. 26 anëtarë të një familje kanë shkuar të votojnë së...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Dalja më e madhe në votime në përqindje po ndodhë në komunat me shumicë serbe. Sipas KQZ, dalja më e madhe deri...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Komuna e Podujevës deri tani kanë votuar mbi 33%. Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor të Kosovës nga 84 mijë e 23...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Nathalie Loiseau, shefja e misionit të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, ka qenë në një qendër të votimit në Graçanicë....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë, ndërsa tha...
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Raportimet se ngjyra matrikuluesve që po u vendoset në gishtërinj votuesve po fshihet pas kohë pas votimit, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.