×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Rugova: PDK shpejt mund të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti, nuk do të prishemi me AAK-në

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka komentuar përplasjet e fundit ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës LDK- AAK.

    Ai në një përgjigje të shkurtër për Gazeta Blic ka përjashtuar mundësinë e prishjes së koalicionit me Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të drejtuar nga ana e Ramush Haradinaj.

    Ndërkohë, ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të zgjerohet koalicioni qeverisës më PDK-në e Kadri Veselit.

    “Nuk ka mundësi të prishjes së koalicionit me AAK, por nuk e përjashtoj mundësinë e bashkimit të partive tjera në koalicion, pra edhe PDK mund të bëhet pjesë e qeverisë”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.Edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa të dielën deklaroi se ka ndryshim të rrethanave pas paralajmërimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, prandaj dhe nuk e përjshton mundësinë e përfshirjes së PDK-së në qeveri.Në anën tjetër ministrja nga rradhët e AAK, Meliza Haradinaj-Stublla kundërshtoi qëndrimin e Kryeministrit Hoti, duke thënë se askush nuk ka autorizim të bëjë patrullime të përbashkëta me xhandarmërinë serbe, deklaratë kjo që jep të kuptohet se në koalicion ka mospajtime dhe se mund të vijë deri tek shpërbërja e këtij koalicioni.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.