×
  • Lajme
  • Lajme

    Gratë viktima të dhunës në familje në Pejë qepën 13 mijë maska mbrojtëse

    FrontOnline
    09 Gusht 2020

    Një shtëpi në një lagje të Pejës e zakonshme në dukje dhe familjare nga jashtë, është qendër e strehimit të grave viktima të dhunës në familje, kryesisht të dhunës së ushtruar nga bashkëshortët.

    Në këtë adresë konfidenciale, ato jo vetëm që gjejnë strehim pasi ikin prej grushteve të bashkëshortëve, por edhe u ofrohen trajtime psiko-sociale dhe kurse të ndryshme, nëpërmes të cilëve gjejnë vullnetin dhe motivin për jetë pasi të dalin nga aty.Disa prej tyre kanë mësuar edhe të qepin gjatë kohës së strehimit. E të gjitha gratë këtu janë angazhuar nga kjo qendër të qepin maska në shtëpi, në kuadër të projektit “Ne ju mbrojmë – ne ju bashkojmë”, financuar nga UNMIK-u, raporton KOHA.

    Duart e dhjetë grave viktima të dhunës dhe pesë gra tjera, që edhe kanë përfituar financiarisht nga ky projekt, kanë qepur 13 mijë e 500 maska mbrojtëse, gjysmën e të cilave kjo strehimore ua ka shpërndarë grupeve të të grave të gjitha etnive në këtë rajon, si dhe institucioneve, derisa gjysmën tjetër e ka shpërndarë UNMIK-u, si donator i projektit.Ky është projekti i parë në të cilin janë angazhuar gratë viktima të dhunës të kësaj qendre, e cila funksionon që nga viti 2002. Por nuk do të jetë i fundit, pasi u është kërkuar sërish të qepin maska mbrojtëse.Qendra Rajonale për Mirëqenien e Gruas strehon viktimat e dhunës në familje, që vijnë nga Komuna e Pejës, ajo e Istogut, Klinës, Deçanit dhe Junikut.

    Prej vitit 2002, kur edhe filloi punën kjo qendër, janë strehuar mbi 1 mijë e 600 gra që kanë përjetuar dhunë fizike, emocionale, psikike, ekonomike dhe seksuale.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Me gjyqin po vazhdojnë të përballen ish-krerët e UÇK-së, por për krime të pretenduara lufte. Dëshmitari Sokol Bashota ka vazhduar dëshminë për...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, iu ka bërë thirrje prindërve dhe personelit arsimor që të shtojnë kujdesin në përmbajtjen që...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Visar Azemi do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ai ka...
    Sport04 Dhjetor 2024
    Peja ka triumfuar në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 74:71, në një...
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka qenë i ftuar i nderit i...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Seanca e radhës në Gjykatën Speciale të Hagës u shoqërua me momente të pazakonta, me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që u...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në “Politiko” ka folur për pjesëmarrjen dhe përvojën në Forumin e Inteligjencës Parlamentare, i...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u mirëprit nga Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, me të cilët diskutuan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.