×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjysma e shteteve të ShBA-së shënojnë rritje të rasteve të virusit, disa shënojnë rekorde

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Po vazhdon gjendja shqetësuese me pandeminë në Shtetet e Bashkuara. 29 shtete të ShBA-së kanë raportuar rritje të numrit të rasteve.

    Më shumë se gjysma e shteteve të ShBA-së kanë raportuar rritje të numrit të rasteve të koronavirusit. Disa prej tyre madje kanë shënuar shifra rekorde. Në kohën kur është ngjallur frika për një valë të dytë të infeksioneve, zyrtarët e shëndetit publik kanë paralajmëruar se vala e parë është larg fundit.

    Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, 29 shtete të Shteteve të Bashkuara kanë raportuar rritje të numrit mesatar të rasteve për periudhën 7-ditore.

    Shtetet me rritjen më të madhe janë Georgia, Florida dhe Teksasi, të cilat ishin gjithashtu ndër të parat që i lehtësuan masat kufizuese, shkruan “The Guardian”.

    Pavarësisht gjendjes së rëndë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha të shtunën se ka kërkuar nga zyrtarët që ta kufizojnë testimin e njerëzve në mënyrë që të kufizohet numri i rasteve me koronavirus.

    Të dielën, Shtëpia e Bardhë tha se kjo deklaratë e kreut të Shtëpisë së Bardhë ishte shaka, por ai të hënën përsëri tha se numri i rritur i testimeve është problem.

    “Na bën të dukemi sikur kemi më shumë raste se vendet e tjera, sidomos proporcionalisht”, deklaroi presidenti amerikan.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.