×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykata gjermane i jep dritën e gjelbër protestave kundër kufizimeve për luftimin e pandemisë

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Një gjykatë gjermane i ka dhënë dritën e gjelbërt mbajtjes së protestave të planifikuara për të shtunën në Berlin kundër masave ndaj pandemisë së koronavirusit.

    Tremijë pjesëtarë të policisë janë vendosur në Berlin për të kontrolluar turmën që pritet të arrijë në 20,000 persona. Aktivistët përmes rrjeteve sociale u kanë bërë thirrje ndjekësve në mbarë Evropën që t’i bashkangjiten protestës.

    Aktivistët, të zemëruar nga vendimi i mëparshëm për të ndaluar protestat pasi demonstruesit në një tubim të fundit nuk arritën të mbajnë maska dhe distancën mes tyre, mbushën qytetin me mijëra aplikime për protesta të reja këtë fundjavë.

    “Tubimet e planifikuara kundër politikave kufizuese ndaj pandemisë, mund të mbahen”, ka vendosur gjykata.

    Ky vendim u kundërshtua nga ministri i Brendshëm gjerman, Andreas Geisel, i cili ka ngritur shqetësimin për përhapje të virusit.

    Deri më tash, Gjermania ka menaxhuar pandeminë më së miri nga të gjitha shtetet evropiane, me anë të testimeve rigoroze.

    Por, javët e fundit kanë shënuar rritje të rasteve të reja, sikur në shumë vende në botë.

    Të premten, kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave.

    “Kjo është çështje serioze dhe ju duhet ta merrni me seriozitetin më të madh”, tha Merkel.

    Protestuesit u mblodhën në qendër të Berlinit të shtunën para fillimit të protestave, duke mbajtur mbishkrimet “Mjaft me gënjeshtrat për koronavirusin” dhe “Merkel duhet të shkojë”.

    Nga Rubrika
    Vip26 Gusht 2025
    Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Lënda...
    Vip26 Gusht 2025
    Të hënën u konfirmua zyrtarisht se talenti i ri, Leon Avdullahu, ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke refuzuar përfundimisht mundësinë...
    Vip26 Gusht 2025
    Ish bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvija është lajmëruar me një postim të veçantë në llogarinë e saj. Ditë me parë Selvija kishte...
    Të tjera
    Kronika27 Gusht 2025
    Njësia patrulluese e kufirit në Prizren ka gjetur një sasi municioni, në afërsi të kufirit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës,...
    Kronika27 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për një person që e ka goditur një autobus në kryeqytet të martën. Në raportin...
    Lajme27 Gusht 2025
    Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bërë ankesë të martën në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa...
    Lajme27 Gusht 2025
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka filluar sot fazën e intervistimit me gojë për 56 kandidatët që kanë kaluar me sukses testin e...
    Kronika27 Gusht 2025
    Një burrë është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 14:25 në Mitrovicë të Veriut. Policia tha se vdekjen e tij e...
    Kronika27 Gusht 2025
    Njësiti policor në Leposaviq ka raportuar një incident të ndodhur mbrëmjen e së martës, rreth orës 18:30, derisa ishin duke u furnizuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.