Bota/Rajoni

Gjuriq përsëri bëhet hit duke bërë gjeste nënshtruese ndaj shefit të tij Vuçiq

Gjuriq përsëri bëhet hit duke bërë gjeste nënshtruese ndaj shefit të tij Vuçiq
11:27 | 23 Qershor 2020

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, përsëri është bërë hit në rrejte sociale për shkak të gjesteve të tij dhe duartrokitjeve derisa fliste presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në një video të publikuar nga Al Jazeera, Gjuriq shihet në shkallën e fundit të lumturisë duke mos kontrolluar dot veprimet teksa flet shefi i tij.

Video ka bërë gjiron e rrjeteve sociale, meqë kjo nuk është hera e parë që Gjuriq vepron në një mënyrë të tillë.

Gjeste të ngjashme Gjuriq ka bërë në vazhdimësi nëpër konferencat e Vuçiqit.

Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa

Të tjera