
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi sot se qëndrimi i Serbisë është që një zgjidhje për çështjen e Kosovës mund të kërkohet vetëm me respektimin e ligjit ndërkombëtar.
Pas deklaratës së të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se qëllimi i dialogut është të arrihet një marrëveshje juridikisht detyruese dhe se ajo duhet të harmonizohet me ligjin ndërkombëtar, ai deklaroi se qëndrimi i Serbisë është që një zgjidhje mund të kërkohet vetëm me respekt dhe të drejta ndërkombëtare, raporton Tanjug.
Ndëkaq, Vuçiq ka thënë se është i bindur që Lajçak si ekspert dhe njohës i rajonit dhe emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi do të kryej detyrën e tij me përgjegjshmëri dhe paanshmëri./Express/
Ndryshe, Lajcak dje është deklaruar kundër ndryshimit të kufijve dhe ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i kontribuojë paqes dhe duhet të bëhet sipas të drejtës ndërkombëtare.