×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet gruaja e Mustafës, tregon kur zyrtarët e EULEX-it i shkuan në shtëpi

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Në orët e para të mëngjesit të së martës, zyrtarë të EULEX-it i shkuan në shtëpi Sali Mustafës, ish-shef i inteligjencës së FSK-së e ish-epror i UÇK-së, në Zonën e Llapit. Për arrestimin e tij kanë folur edhe zyrtarë nga Gjykata Speciale. E nga familja e Mustafës kanë deklaruar se nuk i kanë parë zyrtarët kur ua kanë arrestuar familjarin. Thonë se për këtë punë kanë vendosur që të mos deklarohen për mediat.

    Ish- shefi i inteligjencës së FSK’së, Sali Mustafa u bë personi i parë në Kosovë i cili u arrestua nga ana e Gjykatës Speciale.

    Mustafa i cili ka qenë edhe pjesëtarë i UÇK’së u mor mëngjesin e sotëm nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    E sipas njoftimit të Gjykatës Speciale Mustafa pas arrestimit është dërguar në objektin e paraburgimit në Hagë të Holandës.

    “Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”, thuhet në deklaratë.

    E nga familja e Mustafës kanë folur për Express. Gruaja e tij, ka deklaruar se nuk e kanë parë se kur është arrestuar familjari i tyre. Thonë se për detajet tjera kanë vendosur që të mos flasin për momentin.

    “Nuk e kemi pa kur e kanë marrë. Kemi vendosë mos me fol për këtë çështje. Flasin organet kompetente. Ata që e kanë marrë nuk kanë qenë të dhunshëm”, thuhet në përgjigjen që gruaja e Mustafës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.