×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillojnë masat lehtësuese në burgje, të burgosurit pas vizitave familjare i pret karantina

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka marr vendim për lehtësimin e masave për të burgosurit në burgjet e Kosovës. Drejtori Nehat Thaçi, ka konfirmuar për Front Online, se të burgosurve u janë lejuar vizitat familjare, me kusht që të njëjtit të hyjnë në karantinë 14 ditore pas kthimit nga këto vizita.

    “Vendimi i fundit ka qenë kur kemi lejuar shpenzimin e vikendeve do të thotë të burgosurit që ligjërisht kanë të drejtë që të shfrytëzojnë vikendin. Qysh nga dje ata mund të shkojnë për vizita tek familjarët e tyre mirëpo kur të kthehen duhet që t`i nënshtrohen regjimit të karantinimit. Ne kemi marr të gjitha masat që këta të burgosur kur të kthehen nga jeta civile apo nga pjesa jashtë, duhet të hyjnë në karantinë 14 ditore dhe po besoj që kjo do të jetë një preventivë e cila nuk do të lejojë futjen e virusit brenda në burgje dhe në të njëjtën kohë të burgosurit do të kenë mundësinë që të shfrytëzojnë mundësinë e tyre ligjore”, ka thënë ai.

    Ndërmarrja e masave kufizuese për të burgosurit, ka bërë që tek të njëjtit të shfaqen pakënaqësi, gjë të cilën e ka konfirmuar për Front Online edhe Nehat Thaçi.

    “Të them të drejtën kohë pas kohe janë shfaqur pakënaqësi mirëpo po vazhdojë që t`i falënderojë të burgosurit për bashkëpunimin që na kanë ofruar. Sigurisht që në këtë situatë e kemi menaxhuar në bashkëpunim dhe bashkëbisedim me ta dhe kanë dhënë rezultat. Sigurisht që nuk kanë qenë edhe për ta e lehtë që prej marsit t`i kenë të ndaluara shumë të drejta ligjore që u takojnë, mirëpo bashkërisht i`a kemi dalë që të arrijmë deri tek ky moment”, ka deklaruar ndër të tjera ai./Front Online

    Drejtori i Shërbimit Korrektues: Tetë raste aktive me Covid në burgje, i burgosuri më i vjetër është 84 vjeç

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së, kanë shkuar për ngushëllime në Burojë. Krasniqi ka thënë se...
    Lajme17 Mars 2025
    “Qeveria do të vendosë që nesër të jetë ditë zie si shprehje solidariteti me fqinjin tonë të ngushtë në Ballkan”. Këtu nuk...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj ka thënë se nuk beson që Gjykata Speciale do t’i jap leje ish-presidentit Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, për Express ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të personit...
    Lajme17 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka gjetur të djegur në rrugën “Pal Malushi” në Ajvali veturën me të cilën po udhëtonin grabitësit e armatosur,...
    Lajme17 Mars 2025
    Agim Rexhepi, nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka kritikuar ashpër mungesën e kontratave të lobimit për Kosovën, duke theksuar se kjo ka...
    Lajme17 Mars 2025
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë Jakup Krasniqit dhe Rexhep...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Në takim...
    Lajme17 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka kritikuar ashpër kontratat lobuese që janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.