×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe 15 persona të dyshuar me coronavirus në Gjilan, testimet e tyre kryhen sot

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Shtabi i Emergjencave Civile në komunën e Gjilanit, në këtë ditë fundjave ka vlerësuar gjendjen në 24 orët e fundit dhe sipas rezultateve të Institutit Kombëtar, në Gjilan nuk ka raste të reja nga një numër i madh i testeve që janë realizuar në tri ditët e fundit.

    Një gjë të tillë e ka pohuar Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit, i cili pas mbledhjes u është drejtuar gazetarëve. Sipas të parit të Komunës së Gjilanit, shpresojnë që nga mbrëmë është mbyllur cikli i burimit të katërt të infeksionit, i cili ka rezultuar në total me 24 të infektuar dhe që si burim ishte klinika private në Prishtinë me të cilën dy qytetare të Gjilanit janë infektuar që në ditën e parë, një lehonë e cila lindi një djalë të shëndoshë dhe një infermiere e cila punon në atë klinikë.

    “Lajm i mirë për Gjilanin është se në dy ditët e fundit kemi shkuar në mbylljen e kontakteve dhe sot do të vazhdohet me 15 teste të reja të kontakteve dhe presim kontaktet e institutit për të parë numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 67 sa janë në komunën e Gjilanit”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.

    Ai theksoi se 49 të infektuarit janë shëruar tërësisht, janë integruar në jetën e përditshme dhe nuk kanë asnjë lloj problemi dhe ata llogariten si të imunizuar e të shëruar plotësisht dhe dy raste të tjera për pasojë edhe të sëmundjeve të tjera fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

    Haziri ka thënë se kanë ndërmarrë edhe veprimet për hapin e pakos së dytë të hapjes së masave ekonomike në komunën e Gjilanit sipas vendimit të qeverisë së Republikës, duke shtuar se Komuna e Gjilanit është përgatitur dhe përmes sektorëve të saj të ekonomisë dhe të inspeksionit të shërbimeve publike e të shërbimeve të tjera siç janë Stacioni i Autobusëve dhe Tregu i Gjelbër do të marr veprime konkrete që nga e hëna ta normalizojë aktivitetin e këtyre shërbimeve.

    “Tregu i Gjelbër në Gjilan është në punim e sipër dhe nuk hapet, por tregjet mobile sipas planeve do të trajtohen dhe do të kërkohet leje nga organet qendrore për organizimin e këtyre shërbimeve. Qytetarëve u është rritur e drejta e daljes dy herë në ditën nga 120 minuta dhe kjo duhet të shfrytëzohet sipas numrit të parafundit të letërnjoftimit për aktivitete të domosdoshme e jo për aktivitete të tjera, takime sociale, rekreacion në mënyrë që të mos lejojmë që të bartet virusi i mundshëm, ngase ai edhe më tej po sjell problem”, tha Haziri.

    Shtatë lojtarët e Gjilanit që janë vendosur në masa karantinimi, po kërkohet që të kthehen në Gjilan dhe një gjë të tillë e ka kërkuar kreu i komunës, Lutfi Haziri, që ka thënë se ata do të vendosen në karantinën e klubit. Haziri beson se gjatë ditës së sotme do të gjendet zgjidhja.

    “Nuk ka logjikë që lojtarët do të vendosen në karantinë sportive sipas rregullave të UEFA-s për fillimin e kampionatit, që janë të ashpra të mbahen në qendra kolektive të karantinimit dhe t’i krijojnë probleme sektorit të madh të sportit, i cili po pritet të normalizohet gjatë kësaj faze menaxhimit të pandemisë”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit që ka kërkuar të mos dilet pa arsye dhe pa nevojë, sepse kanë mbetur edhe pak ditë deri në kthimin e normalitetit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.