×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja Musliu-Shoshi pyet ministrin e Arsimit se sa është numri i mësimdhënësve me probleme të rënda shëndetësore

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Çështja e mësimdhënësve të cilët kanë probleme shëndetësore të mëdha e duhen të punojnë, ka disa vite që mbetet një problematik në vete, e të cilët sot e trajtoj në Kuvend deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.Musliu –Shoshi në kuadër të pyetje parlamentare, i ka parashtruar këtë problematik ministrit të Arsimit Ramë Likaj.

    Ajo ka kërkuar të di numrin e saktë të mësimdhënësve e të cilët përballen me probleme shëndetësore e që duhet të punojnë. Po ashtu Musliu-Shoshi ka kërkuar të di se cila është mënyrë që kjo Ministri synon të zgjidh këtë problem.

    “Janë mbi 300 mësimdhënës të cilët janë me sëmundje të rënda, sëmundje të kancerit, të zemrës, probleme dëgjimi e shikimi , të cilët detyrohen të shkojnë në punë edhe përkundër pamundësisë së tyre shëndetësore. Aktualisht pensionimi i parakohshëm për mësimdhënës për arsye shëndetësore nuk është i rregulluar ligjërisht. Nëse një mësimdhënës nuk mund ta vijojë punë, ai e ka vetëm një mundësi, që të marrë pension invalidor në shumën prej 75 euro e kjo shumë nuk u’a siguron asnjë zgjidhje për trajtim të sëmundjes dhe shpenzimeve të tjera themelore”, theksoi Musliu-Shoshi.

    E ministri Likaj, ka treguar se sipas informacioneve jo zyrtare, numri i mësimdhënësve me probleme të theksuara shëndetësore sillet nga 200 deri në 230.“Në bazë të informacioneve jo zyrtare, ekzistojnë diku 200 deri në 230 mësimdhënës në tërë Kosovës që kanë probleme të theksuara shëndetësore, kemi pasur takime edhe me sindikatën e arsimit dhe ata potencojnë që një numër i tillë sillet diku rreth 300. Zgjedhja e këtij problemi është rrjedhojë e ligjeve që janë të zbatueshme momentalisht në Kosovë, për pensionim të parakohshëm. Mirëpo kjo nuk ka të bëj vetëm me mësimdhënësit por me të gjithë punëtorët në sektorin publik”, ka theksuar ministri Likaj.

    Likaj ka thënë se ky problem duhet të zgjidhet përmes një ligji të veçantë, e i cili do të mundësonte që këta mësimdhënës të marrin 70 për qind të pagës së tyre bazë. Mirëpo kjo mund të arrihet duke bashkëpunuar me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrinë e Shëndetësisë.“MAShTI në vazhdimësi ka kërkuar një trajtim të veçantë dhe një ligji për pensionim të parakohshëm të kësaj kategori, ku rreth 70 për qind të pagës bazë ata do ta merrnin. Por sipas informacioneve që kam edhe pse kemi bërë një kërkesën javën e kaluar në komisionin për buxhet kjo nuk ka kaluar, arsyeja ka qenë se këta janë shërbyes civil ndërsa një e drejtë e tillë, i takon Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe nuk është aprovuar si kërkesë. Në vazhdimësi jemi duke kërkuar dhe kemi në planë qeveritar një qasje të tillë, por kompetenca mbetet Ministrisë së Shëndetësisë.”, tha Likaj.Ai tutje tha se qasja e Qeverisë Hoti është për t’iu ndihmuar këtyre personave meqë problemet e tyre shëndetësore dhe mungesat që më pas ata po i shkaktojnë në vendet e tyre të punës po reflekton edhe në cilësinë e sistemit arsimor.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike të Kosovës ka reaguar pas vendimit qeveritar për të ndarë nga 100 euro për pensionistë dhe fëmijë në prag të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ish-kryenegociatori, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për logjikë mashtruese dhe përpjekje për të manipuluar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Hyseni, është emëruar të premten në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vend të Resul Makreshit,...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti u pyet për refuzimin për ta takuar kryesindikalistin e sektorit privat, Jusuf Azemi i cili ka thënë për Front...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria zyrtarisht e ka bllokuar për një vit qasjen në rrjetin social TikTok. Vendimi u mor ditën e djeshme nga ekzekutivi shqiptar....
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Niveli i kërcënimit po rritet në arenën globale, por nuk ka nevojë të trembni njerëzit duke folur për Luftën e Tretë Botërore....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa u ka treguar konkurrentëve se me kë ka biseduar në telefon për herë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Xuxi ia ka kërkuar cigaret e ‘vjedhura’ Gjestit. Mirëpo Gjesti nuk e kishte hallin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.