×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deputeti shqiptar i infektuar me COVID-19 ka një porosi për qytetarët që nuk i besojnë virusit

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri në Facebook bëri të ditur se ka dalë nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe se me familjen e tij janë në shtëpi dhe siç tha gjallë e shëndosh.

    Me statusin në Fejsbuk Zekiri i falënderoi mjekët dhe personelin mjekësor të Klinikës të cilët ishin me ata, siç tha, në momentet më të vështira dhe 24 orë në shërbim për pacientët e hospitalizuar.

    Ai porositi se vetëm me qasje serioze për situatën alarmante nëpër të cilën po kalon shoqëria, me vetëdije dhe ndërgjegje, mund ta shpëtojmë veten, të afërmit dhe njerëzit tjerë.

    Njoftimi i plotë: 

    “Të nderuar miqë

    Nga zemra dua të faleminderoj veç e veç secilin prej Jush që ishit bashkë me ne në kohën më të vështirë. Jeni familja jonë e dytë.
    FALEMINDERIM i veçantë për mjekët dhe personelin e klinikës së infektologjisë. Për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë gjithëçka për ne: dr.Ilirin, dr.Milena ,dr.Fadilin dr.Ana stafin tjetër mjeksor të palodhurat Rejhani, Vesna, Elana, Kiki, Suhejla, Fisniku, Nuredini, Velimiri e shumë të tjerë të cilët 24 orë vazhdojnë të jenë në shërbim të pacientëve të shtrirë në repartin e infektologjisë.
    Ju që vazhdoni të mos besoni se virusi ekziston dhe ende keni qasje joserioze ndaj COVID19 është koha e fundit të vetëdijsoheni dhe të shpëtoni veten dhe të afërmit Tuaj duke patur qasje serioze ndaj situatës alarmante në të cilën po kalojmë si shoqëri. Dëshiroj asnjë nga Ju asnjëher të mos përballeni me atë me të cilën u sprovova unë dhe familja ime. Këtë gjithësesi nuk do t’ja kisha dëshiruar as kushtimisht thënë armikut më të madhë.
    Ndërsa atyre shpirtligëve të cilët më dëshiruan mua dhe familjes time përfundim fatal, do t’ju dëshiroja që Zoti të paktën një herë në jetë tua mundësojë ndjenjën e të qenurit NJERI me plotëkuptimin e fjalës.
    Zoti është i madhë atij i qofshim falë ELHAMDULILAH unë dhe familja tanimë jemi shëndosh e mirë – në shtëpi jemi edhe më të fortë se që ishim!

    Me rrespekt,
    Muhamed Zeqiri” ka shkruar deputeti i LSDM-së.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.