×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK’së që s’ishte i sigurt nëse do të votonte qeverinë Hoti, vendos t’i jap votën PRO asaj

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Deputeti i LDK-së, Ardian Shala, që ishte në dilemë se a do ta votonte apo jo Qeverinë e re, me mandatar për Kryeministër Avdullah Hotin, është pajtuar ta përkrahë në Kuvend formimin e Qeverisë nga partia e tij, bashkë me AAK-në dhe NISMA-n.

    Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ burime brenda degës së LDK-së në Suharekë, prej nga vjen deputeti Shala.

    Vendimi i Shalës për të mos kundërshtuar vendimet e Këshillit Drejtues të partisë së tij, që LDK-ja ta krijojë Qeverinë e re, ka ardhur pas një mbledhje që ai ka mbajtur sot me degën e kësaj partie në Suharekë, prej nga edhe vjen deputeti në fjalë.

    Rrjedhimisht, burimet e Reporteri.net theksojnë se Shala për votën e tij pro Qeverisë LDK-AAK-NISMA ka marrë mbështetjen e degës së LDK-së në Suharekë.

    “Unë edhe herën e parë e kam respektuar vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për koalicion me VV-në. Nuk jam për me blloku e me kundërshtu LDK-në, do ta shohim me kohë e do të vendos, pasi është kryeministri i LDK-së”, tha ai sot.

    “Është situata konfuze, nuk mundem tani me u përcaktu, do ta analizoj situatën, përbërjen e qeverisë. Jam i papërcaktuar ende”, ka shtuar Shala në bisedën për Reporteri.net, para se të konsultohet me degën e tij.

    Nga deputet e LDK-së që duket se vazhdojnë të kundërshtojnë përpjekjen e partisë së tyre për krijimin e Qeverisë së re, gjatë kësaj jave, tashme kundër mbeten vetëm Haxhi Avdyli, Fatmir Rexhepi dhe Vjosa Osmani. Kjo e fundit, kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës, e cila u zgjodh sipas marrëveshjes LDK-VV e cila funksionoi vetëm rreth 50 ditë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.