Deputeti i LDK’së, Hatim Baxhaku, thotë se pak para votimit të Qeverisë Hoti, një bashkëpunëtor i Albin Kurtit i ka kërkuar të mos e jap votën pro Qeverisë dhe i ka thënë se Kurti dëshiron të takohet me të.
Baxhaku i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje të mos e quajnë Qeverinë e Avdullah Hotit “koti”, sepse asaj i ka dhënë legjitimitet Gjykata Kushtetuese.
Ai thotë tutje se Kurti nuk ka dallim nga Presidenti Hashim Thaci për të cilin deputeti Haxhi Shala kishte thënë se i ka shkuar në shtëpi pas mesnatës për t\i kërkuar ta votojë Qeverinë e Avdullah Hotit. Baxhaku thotë se edhe një i afërt i Kurtit i ka thënë në orën 22:00 të takohet me liderin e LVV’së.
“Kam pasur një telefonatë nga një bashkëpunëtor i Kurtit që të mos e votojë Qeverinë Hoti. Dhe pasi i kam thënë se do ta votojë qeverinë legjitime, më ka thënë se edhe z. Kurti do një takim me mua,, ka qenë rreth ora 10 e natës. Domethënë dallimi këtu nuk është mes Albinit dhe Hashimit, por është e Hatimit”, ka thënë Baxhaku.

Të tjera
-
20:23 | 31 Janar 2023
-
20:10 | 31 Janar 2023
-
20:02 | 31 Janar 2023
-
19:50 | 31 Janar 2023
-
19:41 | 31 Janar 2023
-
19:32 | 31 Janar 2023
-
19:31 | 31 Janar 2023
-
19:11 | 31 Janar 2023
-
18:44 | 31 Janar 2023
-
18:41 | 31 Janar 2023
-
18:39 | 31 Janar 2023
-
18:37 | 31 Janar 2023