×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së “godet” Isa Mustafën: Këshilli duhet të merr masa disiplinore ndaj tij

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë ka marrë vendim që kjo parti të mos futet në koalicion me partinë e Kadri Veselit (PDK),  dhe se koalicionit me këtë parti i kanë vendosur vija të kuqe.

    Por,  vijat e kuqe të LDK-së për PDK-në,  kanë filluar të fshihen, pasi që kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ditë më parë tha se këto vija duhet të hiqen tani dhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato mbahen në Kosovë.

    “Tani duhet të hiqen edhe në situatën e tanishme, por edhe kur të vijnë zgjedhjet e ardhshme, për shkak se zgjidhjet janë të vështira”, ka thënë  Mustafa.

    E kundër deklaratave të Mustafës për vijat e kuqe, ka dalë deputeti i kësaj partie Haxhi Avdyli.

    Ai në një prononcim për Front Online, tha se nuk është e drejt që dikush që nuk ka dalë që gjashtë vite në zgjedhje t’i shkelë vijat e kuqe dhe vendimet e partisë.

    “Normalisht për vendosjen e vijave të kuqe dhe heqjen e tyre vendos Këshilli i Përgjithshëm dhe për këtë do të vendos Këshilli, nuk është në rregull që gjatë fushatës ne të dalim si deputet dhe të paraqesim ato qëndrime që i ka marrë Këshilli i Përgjithshëm  e tani dikush që nuk del fare në vota që 6 vite edhe  del i shkel vijat e kuqe”, tha ai për Front Online.

    Deputeti i LDK-së – Isa Mustafës: Vendimin për “vijat e kuqe” e merr Këshilli

    Deputeti Haxhiu tha se kryetari Isa Mustafa po i shkelë vendimet e partisë duke marrë vendime pa miratimin e Këshillit dhe sipas tij, kushdo që i shkelë këto vendime të merren masa ndaj tij.

    “Për këto shkelje të vendimeve të partisë në të kaluarën janë marrë vendime për përjashtim të nënkryetares nga funksionet e saj ndërsa tani vetë kryetari i then vijat e kuqe dhe për këtë duhet të vendos Këshilli i Përgjithshëm sepse i bie se ai personalisht po i shkel vendimet e Këshillit dhe për këtë është mirë që për secilin zyrtar apo kushdo që i shkel vendimet e Këshillit duhet të merre masa disiplinore siç janë marrë në të kaluarën”, tha ai për Front Online.

    Deputeti i LDK-së: Në parti po merren vendime për interesa personale nga disa njerëz të afërt me Mustafën

    I pyetur se kur do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, për të vendosur për vijat e kuqe me PDK-në, deputeti Haxhiu, tha se nuk kanë informacion, por sipas tij në LDK, por merren vendime për interesa personale nga disa njerëz  të afër me Isa  Mustafën.

    “Nuk kemi informacion se këtu siç duket Këshilli i Përgjithshëm është krijuar vetëm një formalitet dhe partia, Këshilli, Kryesia dhe çdo gjë në parti është koncentrua vendimi në një apo dy tre vetë rreth kryetarit dhe ata po marrin vendime sipas tekeve dhe interesave të ngushta personali siç duket”,  tha ai për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për fitore në zgjedhjet e 11 majit....
    Lajme14 Maj 2025
    Kryeministri në largim, Albin Kurti, do të pres në takim gjatë ditës së sotme, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkruan Gazeta...
    Lajme14 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës kohore janar – maj, ka proceduar brenda objektit të saj gjithsej 3002 persona,...
    Të tjera
    Lajme14 Maj 2025
    Sekretari për Marrëdhënie me Publikun i NISMA-s Socialdemokrate, Endrit Shala, për FrontOnline ka deklaruar se partia e tyre ende nuk ka pranuar...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të bëjë bashkë në Tiranë udhëheqës nga i gjithë kontinenti, të premten, më 16...
    Bota/Rajoni14 Maj 2025
    Shkuarja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Moskë ndodhi në një kohë kur nuk duhej të kishte ndodhur. Kështu tha raportuesi i...
    Lajme14 Maj 2025
    Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, për FrontOnline e ka vlerësuar takimin e paralajmëruar për më 15 maj mes Presidentes dhe liderëve politik...
    Lajme14 Maj 2025
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë një thirrje publike për qytetarët që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi ndaj rrjetit të kanalizimit....
    Lajme14 Maj 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline ka komentuar takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani më...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.