Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar Algjerinë për siç ka thënë ai “mbajtje të pozicionit parimor” kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës.
Ai në një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Algjerisë, Sabri Boukadoum, e ka falënderuar atë dhe shtetin e tij që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, njofton faqja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë të martën.
Dhe ky falënderim i Daçiqit vjen vetëm një ditë pasi emisari i presidentit të SHBA-së Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, njoftoi se Serbia ka ndaluar fushatën kundër pavarësisë së Kosovës për t’i hapur rrugë takimit në Washington, më 27 qershor.
Për ndaljen e fushatës nga Serbia, dje ka shkruar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Të tjera
-
17:30 | 06 Korrik 2022
-
17:26 | 06 Korrik 2022
-
17:20 | 06 Korrik 2022
-
17:10 | 06 Korrik 2022
-
17:01 | 06 Korrik 2022
-
17:00 | 06 Korrik 2022
-
16:59 | 06 Korrik 2022
-
16:56 | 06 Korrik 2022
-
16:52 | 06 Korrik 2022
-
16:46 | 06 Korrik 2022
-
16:40 | 06 Korrik 2022
-
16:31 | 06 Korrik 2022