Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka përmban “Pika 10” e cila ngjalli reagimin e delegacionit serb në Shtëpinë e Bardhë?

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Siç ka mësuar RTS nga delegacioni serb në Uashington, Pika 10 në letrën “më të keqe” që Serbia ka marrë ndonjëherë në bisedime me Kosovën parasheh që “të dy palët janë të përkushtuara në njohjen reciproke, mbrojtjen e pakicave etnike, kthimin, zgjidhjen e statusit të individëve dhe pajtohen që të hapin zyra për mbrojtje dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave”.

    Emisari amerikan për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, më herët ka përgënjeshtruar ministrin serb, Sinisa Mali, i cili para pak çastesh nga Uashingtoni tha se Serbisë po i kërkohet njohja e Kosovës në takimin që sapo ka filluar në kuadër të dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

    “Nuk është e vërtetë”, shkroi Grenell nga Shtëpia e Bardhë duke iu përgjigjur raportimeve rreth deklaratave të ministrit serb.

    Ministri i Financave i Serbisë, Sinisa Mali, i cili është pjesë e delegacionit serb në takimin me palën kosovare në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se palës serbe në fillim të takimit i është dorëzuar një listë e kërkesave shumica e të cilave, sipas tij, nënkuptojnë njohjen e Kosovës nga Serbia.

    “Në fillim të takimit e kemi marrë një dokument asnjëherë më të keq që nga fillimi i dialogut. Janë 16 pika në tavolinë nga të cilat 10 nënkuptojnë njohjen reciproke”, tha Mali, raporton RTS.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2023
    Deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, se dialogu nuk është top prioritet i qeverisë së tij, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton...
    Lajme23 Mars 2023
    Një burrë është arrestuar gjatë pasdites së djeshme në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë. Policia bën të ditur se në veturën e...
    Lajme23 Mars 2023
    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken that të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2023
    Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme do të votojë sot edhe një herë për liberalizimin e...
    Lajme23 Mars 2023
    As pas 11 muajve, Blerim Isufaj nuk ka marrë “aminin” që i duhet për t`u emëruar Kryeprokuror i ri i Shtetit. Çështja...
    Lajme23 Mars 2023
    Shqipëria është goditur nga disa tërmete në orët e para të së enjtes. Tërmeti i parë u regjistrua rreth orës 2:09 me...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në urimin e tij për besimtarët myslimanë, ka shfaqur shpresën që muaji i Ramazanit të...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të raportojë në Kuvendin e Kosovës rreth takimit të Ohrit, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Seanca...
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale pas një debati që nisi si rezultat i një interviste të kryeministrit,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.