×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Cigaret elektronike rrisin rrezikun e COVID-19 në mënyrë të konsiderueshme

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t’u sëmurur më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë. Për herë të parë një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e pediatrisë, Bonnie Halpern-Felsher, nga Shkolla e Mjekësisë Standford ka arritur në këtë përfundim pas krahasimit të të dhënave të 4,351 pjesëmarrësve me moshës 13 dhe 24 vjeç nga të gjithë rajonet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimi u botua së fundi në Journal of Adolescent Health.

    Mushkritë e dëmtuara

    Sipas studimit përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirë që kur infektohen me virusin SARS-CoV-2 të kenë kollë, temperaturë, të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Kurse ata që 30 ditë para testit për COVID-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike rreziku për t’u sëmurur është 6,8 përqind më i lartë, raporton ALSAT.

    Autorja kryesore e studimit, Shivani Mathur Gaiha, i paralajmëron të rinjtë ndaj sigurisë mashtruese se moshat e reja nuk preken nga COVID-19. “Shumë besojnë se mosha i mbron ata nga simptomat e COVID-19. Por të dhënat tregojnë se kjo nuk vlen për ata që pinë duhan. Dhe rreziku i sëmundjes rritet jo vetëm pak, por shtohet me të vërtetë!” – tha ajo.

    Me ekzaminimin e saj pediatria Halpern-Felsher nuk dëshiron vetëm të paralajmërojë adoleshentët dhe të rriturit që të ruhen. Ajo u bën thirrje gjithashtu autoriteteve shëndetësore të veprojnë. “Tani ka ardhur momenti,” thotë ajo. “FDA duhet të nxitojë dhe t’i rregullojë këto produkte.”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Dhjetor 2024
    Isak Andic, themeluesi miliarder i kompanisë së famshme të modës, Mango, vdiq në një “aksident” të shtunën, sipas kompanisë. Mediat spanjolle raportuan...
    Bota/Rajoni14 Dhjetor 2024
    Një 17-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një bashkëmoshatar të tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier...
    Bota/Rajoni14 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Bob Fernandez, i mbijetuari i bombardimeve japoneze të Pearl Harbor. Ai ishte 100 vjeç. Shëndeti i tij ishte përkeqësuar, ku...
    Të tjera
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku dy vetura janë përplasur mes vete.  Rastin për Front Online e ka konfirmuar,...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës. Për Front Online, Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë...
    Sport14 Dhjetor 2024
    Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur. Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...
    Vip14 Dhjetor 2024
    Drenusha dhe Rovena kanë diskutuar rreth kushteve të jetesës në Kosovë. Ishte Drenusha ajo që thoshte se me 600 ose 700 euro...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Mike Carpenter. Osmani tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.