×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyqi: Përkrahim dialogun për njohje dhe ulëse në OKB – IPKO mos të shitet te kompanitë e dyshimta

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, tha se PDK-ja po e ushtron rolin e saj si opozitare konform Kushtetutës dhe se kjo është arsyeja e refuzimit për të dërguar një përfaqësues në takimin e Ëashingotin dhe Brukselit, siç ua kërkoi kryeministri Hoti.

    “Përgjigjja zyrtare e Kadri Veselit ka qenë e qartë: S’po shkojmë sepse jemi parti opozitare dhe do të luajmë këtë rol. Kjo Qeveri, pavarësisht nëse pajtohemi ose jo me punën e saj, e ka mandatin për të qeverisur dhe kryeministri është ai që duhet të shkojë të dialogojë. PDK beson në një vizion se ky vend është paqësor dhe arritja e marrëveshjes s’bëhet pa dialog”.

    Megjithatë, Bytyqi tha se Hoti që ka përsipër dialogun është nisur pa një plan, pa konsensus dhe pa përkrahjen e gjerë që duhet me doemos ta ketë. Por derisa kritikoi Hotin, Bytyqi lavdëroi ish-kryeministrin dhe presidentin aktual Thaçi se ka qenë  personi kyç për zgjidhjen e problemit me Serbinë.

    “Jemi opozitë ndaj pushtetit, por jo ndaj shtetit. S’e refuzojmë dialogun, sidomos aty ku është SHBA. Nëse bëhet dialogu për ulëse në OKB dhe njohje reciproke në parim jemi për. PDK do të shfrytëzojë të gjitha institucionet, në këtë rast Kuvendin për kërkim të llogarisë nga Hoti. Kompetencat janë të qarta nga Kushtetuta dhe Qeveria duhet të merr përgjegjësi. PDK do t’i mbajë në llogari”.

    “PDK nuk mund të ofrojë më shumë se atë, për të cilën e ka mandatin – parti opozitare në Kuvend.  Nuk do të kundërshtojmë apriori gjithçka dhe të pajtohemi apriori me gjithçka.  Nëse nuk dialogohet për këto dy gjëra përtej njohjes dhe ulëses do të jetë e gabuar”.

    Bytyqi në Edicionin Special ishte kritik për marrëdhëniet me tension të dy partnerëve kryesorë të Qeverisë Hoti.

    “Pse duhet të ketë një koordinator shtetëror kur është ministrja e Jashtme. Çka bën ajo? Kohezioni brenda partnerëve na ka shqetësuar.  Më shumë ka qenë temë se kush do të shkojë nëpër takime se për çka do të flitet. PDK e ka bërë të qartë se janë të papranueshme këto gjëra dhe Hoti duhet të jetë më i vëmendshëm”.

    “Partitë apo individët mund të kenë motive për postin e presidentit por është papranueshme dhe e turpshme që në këtë kohë krize të diskutohet për këtë. Ne e kemi presidentin që shpresojmë të përfundojë mandatin dhe të hidhen poshtë akuzat e padrejta. Ndoshta edhe mund ta vazhdojë nuk i dihet politikës”.

    Bytyqi ka mohuar kategorikisht që për këtë post mund të përfshihen në koalicionin aktual.

    Sa i përket çështjes së shitjes së IPKO-s, Bytyqi tha se PDK nuk toleron të rrezikohet siguria kombëtare duke e shitur në ndonjë kompani që ka tendenca të tjera ndaj shtetit të Kosovës, përveç atyre komerciale.

    “Posta dhe Telekomi janë pjesë e sektorit privat dhe s’mund t’i shiten palëve të treta.  Këtë kontekst PDK e ka bërë të qartë. Nuk mund t’i shitet Serbisë apo shteteve që kanë qasje armiqësore ndaj Kosovës, pavarësisht cila kompani tenderon duhet shikuar kush është prapa saj, cili shtet apo individ”.

    “Do të ishte rrezik i drejtpërdrejtë i sigurisë kombëtare, prandaj duhet të kemi shumë kujdes se kujt po ia shesim. Duhet të gjejmë një balancë mes ekonomisë dhe sigurisë. Çdo kompani, sidomos ato të huajat, duhet të kalojnë përmes një filtri që të kuptojmë se kush do të investojë dhe nëse eksiton ndonjë qëllim përtej atij komercial”.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.