×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi i LVV-së i reagon Hazirit: Nuk janë në pyetje 17 fshatra, por 197 km2 me shumë fshatra

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi i ka reaguar kryetarit të Komunës së Gjilanit për deklaratën se duhet dhënë 17 fshatra për të marrë Luginën e Preshevës.

    Bulliqi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk janë në pyetje 17 fshatra të vogla siç po pretendon ai, por anë 197km2 me shumë fshatra që historikisht kanë qenë pjesë e Kosovës.

    Lexoni të plotë postimin:

    “Pas paraqitjes së mbrëmshme në debat televiziv (TV Dukagjini) të z.Lutfi Haziri, i cili ndër të tjera deklaroi se në shkëmbimet e mundshme territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, ne duhet t’i japim 17 fshatra për të marrë Luginën e Preshevës si pjesë të Kosovës. Për ta korrigjuar z.Hazirin, nuk janë në pyetje 17 fshatra të vogla siç po pretendon ai, janë 197km2 me shumë fshatra që historikisht kanë qenë pjesë e Kosovës, ndërsa ajo çka po kërkon Serbia haptas tash është shumë më shumë se ato 197km2, ku Serbia i ka rritur pretendimet e saj pas deklarimeve të disa prej eksponentëve politik që janë bartës institucionesh në Kosovë, se duhet të ndodhë shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë dhe duhet të përmirësohen gabimet historike.

    Do të ishte mirë nëse ka fakte apo informata shtesë z.Haziri që t’i publikojë ato për të cilat po flet, sepse faktet shkencore na thonë ndryshe, deklarata si këto na dëmtojnë shumë ku ende pa na njohur Serbia me kufijtë aktual, politikanë të pamatur të vendit tonë japin oferta që na dëmtojnë shtetësinë dhe territorin. Të gjithë shqiptarët e Luginës kanë dëshirë të jenë bashkë në shtetin e Kosovës, por realiteti është i tillë çfarë është, dhe nuk guxojmë të bëjmë tregti me toka dhe pasuri natyrore të Kosovës.

    Shkëmbime territoriale mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka pas as gjatë kohës së Ish-Jugosllavisë, ka pasur grabitje tokës së Kosovës nga Serbia, por ka kaluar ajo kohë”.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.