Brazili është bërë vendi i dytë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës që regjistroi më shumë se 50 mijë vdekje nga Covid-19.
Kjo ndodhi mes trazirave në rritje politike dhe vetëm disa ditë pasi vendi konfirmoi më shumë se një milion infeksione me koronavirus.
Ekspertët paralajmërojnë se kulmi i shpërthimit në Brazil është ende disa javë larg.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar edhe rritjen më të madhe njëditore në raste globale, me shumicën e infeksioneve të reja në Amerikë.
Vendimi i presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro për të kundërshtuar bllokimet dhe përqëndrimin në ekonomi ka qenë jashtëzakonisht përçarës.
Dy ministra të shëndetësisë – të dy mjekë – kanë dhënë dorëheqje pasi vdekjet dhe infeksionet janë rritur, raporton BBC.