×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes

    Bizneset kërkojnë shtyrje të kësteve për kredi, BQK-ja thotë se ka bërë një zgjidhje shumë më të mirë se shtyrja

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Edhe pse komuniteti i biznesit dhe qytetarët në vazhdimësi kanë kërkuar shtyrjen e kësteve për kredi edhe për tre muaj, Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerr një udhëzues për bankat komerciale që varësisht nga aftësia paguese e klientit të kenë mundësinë të bëjnë ri-programimin e kredive duke llogaritur edhe interesat. Ndërsa Qeveria e Kosovës vazhdon të heshtë dhe të mos i përkrah bizneset në mbulimin e interesave.

    Ndryshe nga Kosova disa vende të tjera kanë mundësuar që të shtyhen sërish pagesat e kësteve të kredisë.

    Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Skënder Krasniqi thotë për KosovaPress se shtyrja e kësteve për kredi është e domosdoshme për bizneset, sepse sipas tij, kompanitë dhe qytetarët do të kenë vështirësi t’i paguajnë normat e interesit dhe këstet në këtë kohë pandemie.

    Krasniqi thotë se bizneset janë në gjendje të rëndë, pasi që përballen me vështirësi për qasje në financa, dhe kështu rrezikohen edhe të falimentojnë.

    Krasniqi: Bankat nuk po japin kredi për bizneset, kërkohet shtyrja e kësteve për kredi

    “Me fillimin e pandemisë bankat kanë ndërprerë edhe dhënien e kredive të rregullta, dhe ende nuk kanë filluar me dhënë kredi. Pastaj kërkesë është shtyrja e pagesave dhe kësteve për kredi, për ata që kanë nevojë. Por, kërkohet shtyrje të kësteve edhe për kamatat e tatimeve që është mëse e nevojshme. Interesin për këtë shtyrje ta merr përsipër shteti dhe të mos i alokohet biznesit dhe qytetarëve, sepse me fillimin e pagesës bizneset dhe qytetarët do të kenë vështirësi shumë të mëdha të pagesës së kredive. Do të jetë një ngarkesë për biznesin si dhe do të rrezikohet edhe falimentimi i bizneseve dhe rritja e papunësisë”, thotë Krasniqi.

    Në anën tjetër guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti thotë për KosovaPress se kanë bërë një zgjidhje më të mirë sesa që është shtyrja, e që është e veçantë me anë të një udhëzimi për ri-programimin e kredive.

    Ai ka shtuar se bankat komerciale janë duke lëshuar kredi edhe në kohë të pandemisë.

    Mehmeti: Kemi bërë zgjidhje më të mirë se shtyrjen e kësteve

    “Kemi bërë një zgjidhje shumë më të mirë sesa që është shtyrja, e që është e veçantë marrë parasysh që kemi marrë edhe rekomandimet e FMN-së se si të veprojnë bankat gjatë pandemisë dhe pas pandemisë me qëllim që të përkrahin sektorin e ekonomisë në tërësi. Dhe në këtë kontest ne kemi përgatitë një udhëzim të cilin e kemi aprovuar dhe i kemi dërgua bankave si udhëzues, me qëllim që bankat varësisht nga aftësia paguese e klientit të kenë mundësinë të bëjnë ristrukturimin apo ri-programimin e kredive pa pasur nevojë për provizione shtesë. Prandaj, kjo është një benefit i dy anshëm si për bankat, për arsye se as për bankat nuk është inertes që të ketë kredi të këqija. Duke marrë parasysh që nëse rriten kreditë e këqija bankat duhet të ndajnë kapital për këtë. Por, njëkohësisht edhe për kompanitë që gjithashtu të paguajnë këstet sipas mundësive që i kanë ose nëse paraqitet nevoja edhe për grejs periudhë e kështu me radhë”, thotë Mehmeti.

    Ai ka shtuar seBQK-ja ka qenë një ndër institucionet e para në vend që ka reaguar në pandemi dhe në koordinim edhe me shoqatën e bankave, janë shtyrë për tre muaj këstet nga 16 marsi deri më 16 qershor.

    Ndryshe nga Kosova disa vende të tjera kanë mundësuar që të shtyhen sërish pagesat e kësteve të kredisë.

    Në Shqipëri është dhënë mundësia që pagesat e kësteve të kredive të mund të shtyhen edhe tre muaj të tjerë, duke bërë një shtyrje për 6 muaj.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.