×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE do të vendosë në fund të javës nëse do të hapë kufijtë me Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Në kuadër të hapjes së kujdesshme të kufijve, Bashkimi Evropian po shqyrton një listë me shtete qytetarët e të cilave do të lejohen të udhëtojnë drejt BE.

    Një listë e siguruar nga Euronews Albania tregon se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova nuk figurojnë në grupin e vendeve për të cilat diskutohet hapja e kufijve të BE nga 1 korriku.

    Megjithatë, Euronews Albania ka mësuar se vendet anëtare po diskutojnë lidhur me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe se do të marrin vendim nga fundi i javës.

    Bazuar në klasifikimin e rrezikshmërisë, edhe vendet e tjera të Ballkanit që figurojnë në listë si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kanë pak shanse për udhëtim drejt BE.

    Java e tretë e qershorit në Ballkanin Perëndimor regjistroi rreth 70 viktima e mbi 3,000 të infektuar të tjerë duke e rënduar më tej bilancin rajonal në 877 të vdekur nga mbi 28 mijë raste me COVID-19.

    Vala e re e infeksionit, e përshkallëzuar javën e dytë të këtij muaji, vazhdon të ketë prirje shqetësuese, sidomos në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri.

    Maqedonia e Veriut mbetet vendi që po vuan më shumë. Atje këtë javë pati mbi 900 raste të reja dhe 46 viktima, ndërkohë që vlen të theksohet se mbi 40 raste të reja u pikasën edhe në Mal të Zi, vend i cili në fillim të muajit pati deklaruar daljen nga pandemia.

    Këshilli i BE-së ka zhvilluar disa takime të niveleve të ndryshme, së fundmi në atë të ambasadorëve, por pa arritur ende në një vendim për një listë të gjelbër vendesh ndaj të cilave kufijtë e BE-së pritet të hapen duke nisur nga 1 korriku.

    Kriteret bazë për këtë, sipas rekomandimit të Komisionit të 11 qershorit, duhet të jetë një situatë e ngjashme apo më e mirë epidemiologjike se në vendet anëtare të BE-së, aftësia për mbrojtjen e shëndetin gjatë udhëtimit, dhe reciprociteti në hapjen e kufijve.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Mars 2025
    Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka...
    Bota/Rajoni13 Mars 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se përgjigjja e Putinit ndaj propozimit për armëpushim është “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar sot iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij nga Bashkësia Islame...
    Të tjera
    Vip13 Mars 2025
    Xheneta Fetahu pak më parë ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Derisa Xheneta bënte xhiro brenda ambienteve të shtëpisë,...
    Lajme13 Mars 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, ka publikuar fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot qëndroi në Kosovë për të vizituar babain...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte sot për një vizitë të shkurtër në Qendrën Klinike Universitare, aty ku babai i tij (Haxhi...
    Lajme13 Mars 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Mark Rutte, për faktin se ka bërë që aleanca të ndërmarrë...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e ish presidentit Hashim Thaçi sot në Kosovë, ku...
    Lajme13 Mars 2025
    Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë një postim në Facebook, ku shihet në tavolinë duke ngrënë iftar, siç shkroi,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.