×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Babai kosovar dhe nëna zvicerane nuk lanë gjë pa bërë me 5 fëmijët e tyre, dje ata u dënuar me kaq vite burg

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Pesë fëmijët e tyre janë detyruar të hanin të vjellat e tyre, të qëndronin në bodrum për ditë me radhë dhe të vuanin sistematikisht nga uria. Këto dhe detaje tjera të tmerrshme mund të lexohen në aktakuzën prej 22 faqesh të Prokurorisë Publike të Cyrihut.

    Gruaja zvicerane 48 vjeçe dhe ish-burri i saj 49 vjeçar nga Kosova kanë fajësuar njëri-tjetrin në sesionet gjyqësore të mbajtura nga mesi i gushtit në Gjykatën e Qarkut në Cyrih, ka shkruar albinfo.ch.

    Ndërkaq vendimi gjyqësor u mor dje, të enjten: Gruaja dënohet me burg për 12 vjet ndërsa burri, me 16.5 vjet. Të pandehurit e pranuan vendimin pa ndonjë emocion të dukshëm.
    Prokurori kishte kërkuar 13 vjet burg për gruan dhe 15 vjet për ish-burrin e saj. Ndër të tjera për shkak të dëmtimit të rëndë trupor dhe privimit të lirisë. Kosovari akuzohet gjithashtu se ka abuzuar seksualisht me njërën nga vajzat e tij çdo disa ditë për vite me radhë. Dhe ai ka ngufatur gruan e tij duke e lënë pa ndjenja.

    Ata gjithashtu thuhet se kanë kequshqyer qëllimisht dhe i kanë lënë të uritur fëmijët. Burri dhe gruaja, gjithashtu sipas akuzës, kanë keqtrajtuar edhe fëmijët e tjerë. Ata kanë pasur 7 fëmijë.

    “Fëmijët ishin të ekspozuar ndaj një regjimi të vërtetë torturash dhe terrori” është shprehur prokurori ditën e parë të gjykimit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut në Cyrih. Provat e plota dhe pa boshllëqe, duhet të çojnë në një dënim të lartë për të dy prindërit.

    Deklaratat e bëra nga fëmijët janë të besueshme, të qëndrueshme dhe përputhen me njëra-tjetrën, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, ka deklarata inkriminuese edhe nga mësuesit, fqinjët, një kujdestar, pastaj ekzaminime mjekësore inkriminuese dhe raporte të ndryshme të rrezikut të bëra për autoritetet.

    Deklarata e babait se ai nuk kishte vërejtur asgjë me vite, nuk mund të ishte e vërtetë. Ai kishte deklaruar se punonte “erre e terr” për të mbajtur gruan dhe shtatë fëmijët” dhe kështu nuk kishte mundur të shihte se si e shoqja i torturonte fëmijët. Një fqinj, për shembull, kishte vënë re gjatë një vizite se fëmijët po mbaheshin në një bodrum. Prandaj, sipas tij, vetë babai i keqtrajtonte fëmijët me qëllim.

    Deklarata e gruas se ishte vetëm burri ai që kishte kryer abuzimin është gjithashtu e pasaktë. Ajo gjithashtu ka kryer edhe vetë abuzimin më të rëndë. Ndërsa deklarata se ajo nuk guxonte të ndërmarrë masa ndaj burrit të saj peshon pak.

    “Të dy janë njësoj përgjegjës”

    “Të dy janë po aq përgjegjës për keqtrajtimin”, ka qenë përfundimi i prokurorit. Të dy kanë abuzuar dhe aprovuar abuzimet e kryera nga tjetri.

    Dy fëmijët më të abuzuar janë pranuar në një shtëpi kujdestarie të fëmijëve nga autoritetet. Ata idhin të dëmtuar rëndë. Kur ishin mbi dhjetë vjeç, ata flisnin me vështirësi

    Ndërkohë ata kanë bërë përparime të mëdha falë punës intensive. Sipas prokurorit, megjithatë, ata nuk kanë qenë në gjendje të kompensojnë deficitin e tyre të konsiderueshëm të zhvillimit, përcjell albinfo.ch. Si të rritur të rinj, ata të dy marrin prej disa vitesh pension IV.

    Prokurori kërkon që të dy të pandehurit të deklarohen fajtorë për të gjitha akuzat. Të dy akuzohen për dëmtime të rënda trupore dhe privim të shumëfishtë të lirisë. Babai gjithashtu akuzohet për sulme seksuale mbi fëmijë, për shtrëngim seksual dhe për rrezikim jete.

    Si babai ashtu edhe nëna kishin deklaruar veten të pafajshëm për të gjitha akuzat. Ata fajësonin njëri-tjetrin për veprat mizore të kryera.

    Sipas aktakuzës, nëna u ka kërkuar fëmijëve të hanë të vjellat e tyre. Ajo kishte shtyrë kokën e vajzës drejt të vjellave të saj, transmeton albinfo.ch. Djalin madje e kishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij. Në një rast, fëmijët ishin detyruar të vinin pelenat e tyre të lagura me urinë në kokë dhe të qëndronin ashtu të heshtur, nga mëngjesi deri natën, përcjell albinfo.ch. Babai i kishte shtyrë njëherë vajzës kokën në tualet dhe e kishte lëshuar ujin.

    Shuplakat dhe goditjet me shkop bambusi ishin të rregullta. Aq sa edhe mësuesit në shkollë kishin vënë re njolla, shenja goditjesh te fëmijët. Sipas aktakuzës, babai ka goditur fëmijët dhe i ka tërhequr për flokësh pothuajse çdo ditë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Irani ka rritur më tej rezervat e uraniumit të pasuruar afër nivelit të armëve. Kështu tha të shtunën një raport konfidencial nga...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Katër kandidatët humbës sipas Sali Berishës zgjodhën rrugën e gabuar për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre. Kryedemokrati e cilësoi keqkuptim...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Korschenbroich të Gjermanisë këtë të shtunë. Sipas raportimeve të DË, një aeroplan i vogël...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    PrishtinaTicket nga muaji mars ka hapu fluturimet direkte për në Göteborg nga Prishtina – çdo të mërkurë dhe të shtunë! Ky qytet...
    Lajme31 Maj 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it nga disa vende të ndryshme dhe me alpinisten kosovare me...
    Sport31 Maj 2025
    Atletico Madrid po afron drejt arritjes së një marrëveshjeje për të mbajtur në ekip Clement Lenglet, i huazuar nga Barcelona, para FIFA...
    Vip31 Maj 2025
    Elgit Doda dhe Klea Huta janë konsideruar për vite me radhë një nga çiftet më të dashur dhe më të admiruar të...
    Lajme31 Maj 2025
    Euguen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se sa po i kushtojnë buxhetit të shtetit deputetët, të cilët ende nuk e...
    Lajme31 Maj 2025
    Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar ndaj një interviste që kreu i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.