Avokati Arianit Koci është vetizoluar. Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Koci ka treguar se ditë më parë ka pasur kontakt me një të prekur me Covid-19 dhe derisa të testohet do të qëndrojë i izoluar në shtëpi. Koci thotë se është mirë me shëndet dhe se nuk ka simptome.
Si rrjedhojë Koci njoftoi se po ndjek rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe se nuk do të marrë pjesë në gjykimet e caktuar.
“Sonte kam kuptuar që para 3 ditësh, në ambient të hapur, kam qenë në kontakt të shkurtër me një person i cili ka rezultuar pozitiv në koronavirus Covid 19. Natyrisht, menjëherë i kam lajmëruar zyrtarët e IKSHP. Nuk e kam simptoma; jam shumë mirë me shëndet – por nesër kam të caktuar gjykime. Nuk dua t’a rrezikoj askend! Prandaj, deri sa të më kumtohet rezultati, sipas rekomandimeve të zyrtarëve të IKSHP, do të qëndroj në shtëpi i izoluar”, shkroi Koci në Facebook.
Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, ndërsa të shëruar 1,183 dhe të vdekur 33.

Të tjera
-
23:34 | 04 Mars 2021
-
23:31 | 04 Mars 2021
-
23:28 | 04 Mars 2021
-
23:15 | 04 Mars 2021
-
23:14 | 04 Mars 2021
-
23:01 | 04 Mars 2021
-
22:57 | 04 Mars 2021
-
22:50 | 04 Mars 2021
-
22:42 | 04 Mars 2021
-
22:38 | 04 Mars 2021
-
22:33 | 04 Mars 2021
-
Vip/KulturaPasi u bë gjyshe e një vajze, nëna e Gjikos…22:27 | 04 Mars 2021