×
  • Lajme
  • Lajme

    Apelon drejtori i Shëndetësisë në Pejë: Mos i vizitoni varrezat në ditën e Bajramit, do të marrim masa

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    74 persona nga Peja janë konfirmuar me COVID019 deri më tani. Nga ta janë shëruar tashmë 42, kanë vdekur 2, ndërkaq 30 persona janë ende duke u përballur me koronavirusin. Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, në një lidhje direkte për Express tha se momentalisht nuk ka raste të dyshuara për COVID-19

    “Në Pejë situata është relativisht e qetë. Pothuajse çdo ditë ka ritestime të personave të infektuar me COVID-19. Gjatë ditës së djeshme kemi pasur 12 ritestime të cilat kanë rezultuar negative. Në Pejë deri tash i kemi pasur gjithsej 74 raste të konfirmuara me COVID-19, nga ta janë shëruar 42, kanë vdekur 2, ndërkaq aktiv janë edhe 30. Momentalisht nuk ka asnjë rast të dyshuar në komunën tonë”, tha Loci.

    Ai shtoi se komuna ka ndërmarrë masa që të mos lejojnë qytetarët të vizitojnë varrezat, me rastin e festës së Bajramit.

    “Jemi në përcjellje të gjendjes, vërehet numër më i madh i qytetarëve për shkak të lehtësimit të masave, por jemi të fokusuar që në vendet ku mund të ketë rrezik të marrim masa. Për festën e Bajramit kemi ndërmarrë masa të ndalojmë frekuentimin e varrezave, me qëllim të evitimit të rrezikut do të bëjmë ndalimin e vizitave në varrezat e qytetit të Pejës”, tha Loci.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.