×
  • Kronika
  • Kronika

    Akuzohet se mori 800 euro nga i dëmtuari për t’ia kryer testin e gjuhës gjermane, por se pranon fajin

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    I akuzuari për mashtrim, Anton Markaj, është deklaruar i pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore Pejë, dega në Istog.

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri, i pandehuri Markaj ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për veprën që i vihet në barrë, duke shtuar se nuk ka të bëjë fare me rastin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Pasi që i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë, gjykatësi Arben Mustafaj e ka caktuar seancën e radhës për 21 shtator 2020, nga ora 13:00.

    Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 16 shkurt 2020, Anton Markaj akuzohet për veprën penale “mashtrimi”, nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria pretendon se i pandehuri më 22 prill 2019, në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, e ka mashtruar të dëmtuarin Ramiz Bajramaj, duke e nxitur atë që të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri rrejshëm i ka thënë të dëmtuarit, se në qoftë se paguan shumën prej 800 euro, shoqes së tij Shemsije Bajramaj do t’ia kryej testin e gjuhës gjermane për vizë në ambasadën e shtetit të Gjermanisë.

    Në aktakuzë thuhet se, i dëmtuari të pandehurit fillimisht ia jep shumën prej 100 euro për kursin e gjuhës gjermane, 400 të tjera për garantimin e suksesit, e më pas edhe 400 të tjera pas përfundimit të testit, mirëpo siç thuhet aty, edhe përkundër kësaj, shoqja e të dëmtuarit nuk e kalon testin, për çka edhe i pandehuri nuk u lajmërohet më atyre.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Kronika29 Shtator 2023
    Policia e Kosovës, përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka ndaluar dy kamion që po transportonin dhe shisnin drunjë ilegalisht...
    Kronika29 Shtator 2023
    Katër persona, dy nga ta zyrtarë policor janë lënduar pasi një banesë në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë është përfshirë nga...
    Kronika29 Shtator 2023
    Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “nxitja e përcarjes dhe mos durimit”, pasi ka publikuar një video në...
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2023
    Sot Policia e Kosovës ka bastisur vilën e Milan Radojçiqit në Liqenin e Ujmanit. Ministri  i Punëve të Brendshme, tha se edhe nga...
    Lajme29 Shtator 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga...
    Lajme29 Shtator 2023
    Ish-kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në vazhdimësi komenton zhvillimet politikë në vend dhe rajon, ka thënë se duke parë kërkesën...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2023
    Shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, tha se disa specialistë do të mbërrijnë në Ukrainë për të hartuar planet për...
    Lajme29 Shtator 2023
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim veteranët e luftës së Kroacisë dhe të UÇK-së, në krye me Gjeneralin...
    Sport29 Shtator 2023
    Barcelona ka shënuar fitore ndaj Sevillas me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të javë së tetë në La Liga. Fillimi i ndeshjes...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.