×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Këta janë personat e plagosur në Lupç të Podujevës, po trajtohen në QKUK

    FrontOnline
    01 Maj 2024

    Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime pasi është therur me thikë. Sinjali raportoi ekskluzivisht pak më parë se në konflikt dyshohet se janë përfshirë disa anëtarë të familjes Hoxha dhe të familjes Menxhiqi.

    Sipas informacioneve të para, tre personat e plagosur me armë zjarri janë Ferat Hoxha, Arjanit Hoxha dhe Sejdi Hoxha, ndërsa të lënduar dyshohet se kanë mbetur edhe nga pala tjetër, Ferit Menxhiqi dhe Berat Mexhiqi.

    Edhe këta të fundit, siç merr vesh Sinjali, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës.

    Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

    Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).

    Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.”.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2024
    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi nëse Kosova e humb shansin për anëtarësim në Këshillin e Evropës e ka cilësuar si humbje...
    Kronika15 Maj 2024
    Me datën 11.05.2024 rreth orës 17:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën ” Enver Topalli” në...
    Lajme15 Maj 2024
    Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka publikuar një deklaratë të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Në këtë deklaratë, sipas Musliut,...
    Të tjera
    Sport15 Maj 2024
    UEFA ka vendosur që në ndeshjet finale të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të drejtën për të folur dhe diskutuar një vendim me...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden ka dënuar plagosjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico. Biden plagosjen e kryeministrit e ka quajtur akt të tmerrshëm...
    Lajme15 Maj 2024
    Kërkesa e fundit e vendeve perëndimore që Kosova të ndërmarrë hapa konkretë për draft-statutin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në Këshillin...
    Lajme15 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në lidhje me çështjen e dinarit, gjë e cila...
    Lajme15 Maj 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, njëherit deputete e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se për anëtarësimin në KiE ka humbur...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Dy persona janë vrarë pas një sulmi ajror rus në qytetin ukrainas Dnipro, ka thënë guvernatori rajonal, Serhiy Lysak. Lysak tha në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.